Biografia
Poezi
-"Parajsa Danteske përballë Ezopit plak", 2001,Shtëpia Botuese Afërdita.
-"Ujëvara hëne",2008, Toena. (Parathënia e këtij libri është botuar, në gazetën Iliria në Amerikë).
-"I njëjti zë njeriu", 2011, Uegen.
- "Globi mbi fije bari", Shtëpia Botuese "ADA", Tiranë 2014.
Prozë
- "Bregu i ferrparajsës", Roman, 2010, "Ada",
-"Nyja e vdekjes", Novelë, 2014, "ADA".
Fabula
-"Rosa që bleu tapet", 1996, Toena.
-"Fabula të reja", Shtëpia Botuese Afërdita.
-"Mjekër dhia, mjekër cjapi, 2002, Toena.
Ka të përfunduara dhe të gatshme për botim librin me tregime "DHËMBË GJARPRI" si dhe tre vëllime me poezi të botuara herë pas here në faqet e shtypit letrar dhe me prononcim të poetit Faslli Haliti, Visar Zhiti etj. Është përfshirë në antologjinë poetike 'Lotët e virgjër' botuar nga Prof. dr. Fatmir Terziu dhe Agim Mato, "Në historinë e letërsisë shqipe për fëmijë e të rinj" shkruar nga Astrit Bishqemi, në antologjinë me tregime botuar nga shtëpia botuese "Ada" në 2009, në antologjinë poetike "ÇAMËRI ZEMRA IME" përgatitur nga Fatime Kulli e Kolec Traboini në 2014-ën, në të gjitha antologjitë e Shtëpisë Botuese MUZGU të botuara prej Mark Simonit gjatë vitit 2014, është botuar në të dyja Antologjitë për çlirimtarët e Kosovës kushtuar dëshmorëve Sejdi Krelani, Iliaz Kodra e Antigona Fazliu,si dhe në disa antologji të tjera poetike. Për të janë të shumtë shkrimtarët e kritikët e kohës që janë prononcuar duke shkruar si; Poeti Faslli Haliti, Prof. dr. Klara Kodra, poeti dhe shkrimtari disident Visar Zhiti, Prof. dr. Fatmir Terziu, kritiku e shkrimtari Fatmir Minguli, poeti,shkrimtari e kritiku Agron Shele, shkrimtarët Kozma Gjini, Hyqmet B Hasko. etj. Në konkursin e organizuar nga gazeta telegraf në vitin 2014, për cikle poetike të botuara në Suplementin Pena Shqiptare i është dhënë çmimi i lexuesit... Po kështu poezitë, tregimet,fabulat e fragmentet e romanit të tij, janë vlerësuar dhe vlerësohen çdo ditë nga shumë shkrimtarë e poetë të tjerë me emër e të rinj, nëpër faqet letrare që botohen prej gazetave e grupimeve letrare duke u prononcuar për të me super relativa.