TEKSTESHQIP
Mimi - Brengë
Mimi
Brengë

Ky projekt bëhet i disponueshëm në ekranet tona i ilustruar mjaft këndshëm me një videoklip muzikor, për video produksionin e të cilit është përkujdesur Cinefocus GT. Videoklipi u publikua me datë 28 Dhjetor 2022. Komponimin dhe orkestrimin e mori përsipër Edmond Çano, teksa për këtë këngë ka punuar tekstin Myrteza Mara.

Teksti :: Song Lyrics

Më brengosin gjethet
Që bien në vjeshtë
Natën rriten vajzat
Ditën zgjaten djemtë

Në kopshtin e hënës
Yjet rrinë zgjuar
Pena ime zog
Pentagram i shkruar

Kënga nuk më shkon
Se jam fill i vetëm
Mbi motiv të ri
Përgjon brenga e vjetër

Përgjojnë ato buzë
Përgjojnë ata sy
Që dhe sot i zbehin
Diejt si qiri

Troku i zemrës time
Rend si kalë i etur
Nëpër qiej zemrash
Plagë ke për t'më mbetur

VIDEOKLIPE

Komente 0