TEKSTESHQIP

Minatori
Të Kujtoj Dhe Nuk Kuptoj
Lyrics

A do të kuptoj ndonjëherë,
prej nga më erdhe ti.
A thua dole nga zjarri,
shkëndije e Perëndisë.

Dhe mbushe Botën
me aromën e vdekjes së lehtë.
Që zbret nga malet si zogjët,
kur nisen në Jugun e nxehtë.

Në pëllëmbën time ti erdhe
e mbërdhirë si trumcak.
Na ishte dimër vetmie, më the,
s'do të shkojmë shumë larg.

Dhe mbushe Botën
me aromën e vdekjes së lehtë.
Që zbret nga malet si zogjët,
kur nisen në Jugun e nxehtë.

Të kujtoj dhe nuk kuptoj,
nuk e di a të bëra vetë.
Nuk e di a të humba vetë,
apo do të kthehesh ndonjëherë.

Të kujtoj dhe nuk kuptoj,
nuk e di a të bëra vetë.
Apo ndoshta ti zbrite nga qiejt,
si shiu në pranverë.

A do të kuptoj ndonjëherë,
prej nga më erdhe ti.
A thua dole nga zjarri,
shkëndije e Perëndisë.

Dhe mbushe Botën
me aromën e vdekjes së lehtë.
Që zbret nga malet si zogjët,
kur nisen në Jugun e nxehtë.