>
BIOSHQIP
Biografia
Miradija lindi në fshatin Sopijë të komunës së Therandes (ish-Suharekë). Pesë vitet e para të shkollës fillore i kreu në fshatin e lindjes, kurse tre të tjera dhe shkollimin e mesëm në Therandë në drejtimi: Matematiko Programer, pastaj shkollimin e lart e vazhdoj në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin ekonomik, të gjitha këto i kaloj me sukses të plot.

Sot jeton në Prishtinë së bashku me bashkëshortin e saj Skënder Bajramin dhe dy djemtë, Butrintin dhe Leartin. Sa i përket këngës ajo e kishte të lehtë, ne ishim pesë fëmijë, Miradija është e vogla dhe unë Hysniu jam i parafundit, mirëpo qe te pestit kënduam, rrethi ku jetojmë na njef të gjithëve, por më gjerë njifeshim unë dhe Miradija. Unë fillova dy vite para saj, dhe kur isha 12 vjeçar mora vendin e parë në festivalin e shoqërive amatore që mbahej në Suharekë, një vit më pas, ndava vendin e parë me Kumrije Buqajn, dhe kështu me radhë, por më vonë për shumë arsye unë isha më pasiv, kurse Miradija vazhdoj me këngën.

Filluam në shoqerinë amatore "Rinia nga Sopija", pastaj ajo ishte aktive edhe në shoqerinë e ,, Jah Salihut " në Nivokaz, mori pjesë në shumë Festivale, ndër ta edhe në "Kosovarja këndon" që mbahet në Ferizaj dhe ku u shpërblye me çmimin e parë të publikut.

Më datë 16 Nëntor 2012, Zena Aliu & Miradije Aliu publikojnë videoklipin "Pajton Baba".
DËRGOI: