Lansimi i albumit është mundësuar nga labeli muzikor Baresha. Materiali, i cili u publikua më 19 Mars 2026, është kompletuar me 4 këngë të ndryshme.Miranda Hashani: "Në prag të Bajramit, ju sjell albumin tim më të ri me këngët që do t’ju shoqërojnë në ditën më të bukur të jetës suaj. Për çiftet dhe vajzat që do të martohen këtë vit, le të vallëzojë dashuria, e le tu këndojë zemra. Tani e gjeni në faqen time në Youtube dhe të gjitha platformat tjera të drejtuara nga Baresha të cilët kujdesen që këngët e mija të vijnë më lehtë tek ju. Me gjithë zemër, shpresoj që këngët e këtij albumi t'ju shoqërojnë dhe t'ju mbushin me gëzim në ditën tuaj të veçantë po aq gëzim sa unë kam pasur bashkë me ekipin duke e krijuar!".