TEKSTESHQIP
Mirlind Bajraktari - T'fala Nga Mergimi
Mirlind Bajraktari
T'fala Nga Mergimi

Këngën e punoi Hajrulla Emini, ndërsa autor i orkestrimit rezulton të jetë Gentrit Sfishta. Për tu parë edhe përtej tingujve, produkti i ri lansohet tek një audiencë e gjerë i plotësuar në spektrin vizual me videoklip muzikor, për të cilin u kujdes A Films. Ky spot muzikor erdhi në platformat online më 21 Shtator 2022 dhe direkt pas publikimit u pëlqye së tepërmi.

TEKSTI :: SONG LYRICS

O t'fala ju qoj o oh nga mergimi,
o pa ba gjum o me zbardh agimi
O tu kujtu o perher at voter
o ku e lash nanen o me gjith moter

REF.:
O jam merzit, o more vlla
o zemra ime per ju u tha.
O larg atdheut e ne dhe te huj
o me fol gjuhen e tjeterkuj.

O gjith ne leter, du me ja u shkru
o jam merzit po sju kam harru
O fjalt e babes o i kam nderment
burri i rand peshon n'vend t'vet

REF.:
O jam merzit, o more vlla
o zemra ime per ju tuj kja
O larg atdheut e ne dhe te huj
o me fol gjuhen e tjeterkuj

O toke e huj o, o tok mizore
buka e gurbetit o me 7 kore
O m'ka marr malli, du me ju pa
o zemra ime per ju tuj kja

REF.:
O jam merzit, o more vlla
o zemra ime per ju u tha
O larg atdheut e ne dhe te huj
o me fol gjuhen e tjeterkuj
Komente 0