Mirush Kabashi
Monolog Mbi Dinjitetin
Monolog Mbi Dinjitetin
Teksti :: Song Lyrics
Më fal, çfar të bëja më thua ti?!
A të gjeja një të fortë, një të madh,
Për shembull një politikan apo pushtetar edhe të mbrohesha nga ai,
Ndersa une për turp ta perqafoja te varesha pas tij…
Dhe si kacavirresha trungut që i lutet, atë ta lëpija e kshtu tu lartsoja jo me fuqit e mija
Heh jo or tungjatjeta...
Apo të bej siç bën çdo horr, çdo legen, për të mëdhenjt bejtë
Të shndërrohesha n’gastor pa turp por me shpres se
Mbase po i qesh nga simpatia ndonjë ministri buza për marrzit e mia?!
Jo or tungjatjeta...
Të përulem, të telendisem, edhe për një kothere buk si bolla te zvarrisem,
E duke shkarr të ndotem gjunj e lëkur dhe nga perulja shpina të më krruset e të behem ur?!
JO or mik, Tungjatjeta...
Oh më mir të këndosh, të ëndërrosh, e të qeshësh i vetmuar por i lir...
Të vështrosh sy petrit edhe t'ja thuash me drithëtir dhe festën, festën të ma vësh në sy si ta ka ënda
Për një po, apo për një jo, të luftosh apo t'shkas penda.
E t'punosh pa gajle për pasuri për lavdi mor edhe sikur në hën të ngrisin të mbeteshe njeri
E të mos shkruash edhe të mos thuash gjësendi që zemra s’ta thot
Por se diçka që vetes i thuash gojëplot “kënaqu miku im”...
Se çdo pem apo frut që mblodhe s’t’i dhanë sadaka në kopshtin tënd i mbolle
E n'ta dhënte rasti të fitosh ndonjë çmim kult apo ari
Të mos kesh pse të thuash " në saje t'çesarit" por vetëm vetes tënde t’ja njohësh për merit
Dhe kshtu duke i përbuzur të gjitha bimët parazite ndonëse nuk do të rritesh vigan si plep me flet
Nuk ka gjë, mjaft pak sa të ngjitesh po di që je ngritur vet
Si më falni? ç'më ka zën ky ves i marrëzis që dua ti zë të gjith armiq? Ah m’detyroni ju
Popo ju që i zini që të gjith miq dhe u qeshni te gjithve plot nur gjith gaz
Me buzët rrudha rrudha siç kanë pulat pas …
Ndërsa unë miqësin e sëmur apo miqsin mediokre dua ta rralloj
Edhe them me gaz me zemër “ja edhe nje armik që shtoj”,” ja ky është zakoni im”
Dua ti neveritem intriganteve, at herë ndjej gzim, oh si mbëhet zemra ta dish t'vërteten or mik,
Kur shikoj që më sulmojn me ato vështrimet thiks atëhere tu bëj sehirin …
Kur nxjerrin vrer zilie pështym edhe jarg nga goja këto kërrma fëlliqtësie..
E miqësia e sëmur që juve ju ka rrethuar më përngjan me ato kollarot ngrirë praruar te Italis
Ku qafa rrin si qafë pate…
Jo sigurisht që kështu u vjen mir miqve zotëris sate,
Se balli pa karakter dhe moral që ta pengoj leh- leht nga çdo anë mund të anoj
Ndërsa mua që dinjiteti më shtyn kuptohet qart me thumb më shpon që kryen ta mbaj gjithmon lart
Një armik më shum, është një gjëmb i ri, vërtet më nxjerr telashe po më shton edhe një stoli
Sepse siç ishin qaforet që mbanin burrat spanjoll
Dinjiteti është një hallkë... por edhe një Aureolë.

DËRGOI:
Renditja
Top 200
- Publikimi: 09/11/2015
- Ora: 11:39
- Korrigjo tekstin
- Përkthe tekstin
- Dërgo akordet
- Shtoje në playlist
- Artist kryesor:
Komente 0