TEKSTESHQIP
Biografia
Mishela Rapo ka nisur rrugën e muzikës që në moshën 8 vjeçare. Është finaliste e Gjeniut të Vogël 4, pjesëmarrëse 3 herë në festivalin mbarëkombëtar të fëmijëve Shkodër, ku është vlerësuar me tre çmime: Debutuesja më e mirë, fituese e Festivalit të 50-të dhe çmimi "Inva Mula". Ka fituar festivalin e fëmijëve të Tiranës në 2015 dhe ka përfaqësuar Shqipërinë në "Junior Eurovision 2015", duke u renditur në vendin e 5-të. Ka fituar Olimpiadën e turqishtes dhe ka përfaqësuar Shqipërinë në festivale ndërkombëtare në Turqi, Australi dhe këtë vit në Gjermani dhe Danimarkë. Është tekstshkruese e dy këngëve në festivalin "Junior Fest Albania" 2016, 2017. Ka publikuar shume klipe të reja së bashku me tre pjesëmarrjet e saj në festivalin "Kënga Magjike". Ka marrë pjesë në spektaklet si 100 vjet muzikë, Musical Muziklan, Maratona e Këngës, etj. Mishela ka studiuar në liceun artistik dhe aktualisht punon si Asistent Pedagoge në Universitet, e specializuar për Administrim Biznesi.

Në Qershor 2010, merr pjesë në Festivalin e 48- të mbarëkombëtar te fëmijëve Shkodër. Fituese e Çmimit "Debutuesja me e mire" në festival, me këngën "Jemi një, s’jemi dy", teksti Arben Duka, muzika dhe orkestrimi Klodian Qafoku.

Në Shkurt-Qershor 2011 Konkurente tek Gjeniu i vogel 4, Tv Klan, ku renditet e 6-ta ndër 20 finalistë. Interpreton live ne skenen e TV Klan kenget si: "Ta fala zemren time", "Nene moj do pres gershetin", "Kenga e nenes", "Mesnate", "Hape veten ti", "Apricote stone", "My number one", "Thuaja rini", "Shqiperia pershendet", "Ku vajti valle ai djale".

Në Maj 2012, Mishela shpallet fituese e vendit te I-rë mes kolegjeve turke dhe përfaqëson Shqipërinë në Turkçe olimpiyatlari 2012.

Në Korrik 2012, merr pjesë në Festivali i 50- të mbarëkombetar i fëmijëve Shkodër, ku fiton çmimit e I-rë me këngën ‘Pse u mërzit mami" tekst, muzikë dhe orkestrim nga Adrian Hila.

Në Shtator 2012, Mishela Rapo merr pjesë në JESC 2012 me këngën "Mamma Mia te amo" me tekst, muzikë dhe orkestrim nga Adrian Hila.

Në Nentor 2012, merr pjesë në spektaklin "100 vjet muzike" ne Tv Klan me dy kenge. Tek "nata e kengeve per femije" kendon "Na llogarisni edhe ne", ndersa tek "Nata e kantautoreve" kendon nje kolazh me kenge te kantautorit Gjergj Leka.
Në Nentor 2013, Mishela Rapo merr pjesë në Festivalin e 51-te mbarëkombetar te femijeve Shkodër me këngën "Kam një ëndërr" me tekst, muzikë dhe orkestrim nga Adrian Hila. Ajo u shpall fituese e Çmimit "Inva Mula" për karrierë të suksesshme në festival.

Në Nentor 2013, merr pjesë në Musical Musiclan "We will rock you" ne Tv Klan.

Më datë 22 Mars 2014, merr pjesë në Festivalin kulturor nderkombetar mes shkollave turke te Shqiperise, Kosoves dhe Malit te Zi, i cili u zhvillua ne Pallatin e Kongreseve.