>
BIOSHQIP
Biografia
Ka hyrë fuqishëm në skenën muzikore dhe nuk e ka në plan të ndalet. Është kjo Mjellma Berisha, vajza e cila u bë e njohur në ‘Voice of Albania’, e që po punon shumë që në masë të vijë gjithmonë e freskët dhe me risi.

Mjellma Berisha lindi në Pejë. Shkollën fillore dhe të mesme e mbaroi në Pejë ndërsa tani është studente e vitit te II në Universitetin e Prishtines, Dega Gjuhë dhe Letërsi Angleze.Interesimin për muzikë e filloi që nga mosha e hershme pasi qe në familjen e saj pothuajse secili merret nga pak me muzikë. Ka te mbaruar shkollen e ulët të muzikës,drejtimi-piano. Hapat e parë drejt këndimit i ka filluar me disa shokë nga Peja,me të cilët formuan bendin IKONA dhe për dy vite patën disa performime "live" kryesisht në Pejë. Aktivitetin e mëtutjeshem e vazhdoi me bashkëpunimin me rock bendet NA dhe EROZIONI, duke kënduar këngë të zhanrit rock.Vlen të përmendet edhe bashkëpunimi me rep grupin X-WNC nga Peja, ku ka marrë pjesë si backvokal në dy këngët e albumit të tyre të fundit.Me antarët e Hana Band-it është takuar me preferencat e shoqës - Ryva Kajtazit,e cila ishte aktualisht antare e bendit. Ambiciet e saj janë që repertoari i këtij grupi te pasurohet më tej me hite të reja,të cilat do të mund të prezentohen si në Kosovë ashtu edhe në diasporë.

Mjellma Berisha serish nje tjeter pianiste qe prezantohet ne Top Fest 9. Ajo vjen per here te dyte, pasi per here te pare ka qene si vokalistja e grupit Hana Band me te cilet ka realizuar kengen si “Syte e Zi” dhe “Ti po qan e une po qesh”. Ate e gjen ne Prishtine aty ku ka muzike te gjalle.

Per familjen e saj Mjellma tregon: "Kam një vëlla Gëzimin, dhe motra e vogël Rrita. Vëllai jeton në Vjenë, ku atje ka mbaruar studimet për operë, dhe vazhdon të qëndrojë atje me angazhimet dhe shfaqjet e ndryshme që i ka. Me motrën jetojmë bashkë në Prishtinë, ndërsa prindërit e mi jetojnë në Pejë. Është e vështirë kur pothuajse gjithë familja janë të shpërndarë. Mundohem që çdo moment të lirë ta kaloj me ta, sepse familja është e pazëvendësueshme për mua. Përndryshe jemi familje që e dashurojmë muzikën dhe sa herë mblidhemi mbajmë koncert në shtëpi (qeshet) . Jetën private nuk kam dëshirë ta ndaj shumë me të tjerët."

Në vitin 2012, Mjellma Berisha ishte finaliste në The Voice Of Albania 2.

Në Maj 2012, Mjellma Berisha merr pjesë në Top Fest 9 me këngën "Jo", nje kompozim I Leonard Canasit dhe tekst I Mithat Sadiku.

Në Maj 2013, Mjellma merr pjesë në Top Fest 10 me këngën "Nuk Ia Vlen".

Më datë 11 Maj 2014, Mjellma Berisha publikon videoklipin "Jeans". Muzika e këngës u punua nga Zzap And Chriss, teksti u shkrua nga Endrit Mumajesi. Videoklipi u prodhua nga Asha.

Në Maj 2014, Mjellma Berisha merr pjesë në Top Fest 11 me këngën "Ende Je".

Në Dhjetor 2014, Mjellma Berisha merr pjesë në Festivali i 53-të Në RTSH me këngën "Sot Jetoj".

Më datë 12 Korrik 2015, Mjellma Berisha publikon videoklipin "Sa Larg".