TEKSTESHQIP
Motrat Mustafa - Sherri
Motrat Mustafa
Sherri

Teksti :: Song Lyrics
O, hupi drita, na doli terri, pleqtë e tonë i zuni sherri
Kohë e keqe, hajt me det
Çka thotë baba, kush s'po e vet?
Hiç rinia s'kanë respekt, fjal't e babës s'kanë as efekt
A ke qikë, a ke djalë, s'un po mirremi vesh me fjalë

E-e-e-e i thotë plaki plakës vet
"Mjerë për neve, çka na ka gjet!"
Me gazep i rritëm f'mijët, këtë kulturë s'e kemi prit
Sherri i madh o na ka zanë
O hupi marrja, tana anë

O, djali jem, boll je rritë, nuk bën natën me shetitë
Qika nanës, a po ngon? Vnoja menden kah po shkon
Po vjen djali në mëngjes, pa orar e pa kujdes
Qika rrin në diskotekë, asnjë punë me dorë s'e prek

Ej, po çu ditën me këta f'mi
Nisoj si me kanë pa shpi!
Qika — shoqe, djali — shok, për kurgjo mendja s'ju rrok
As në shkollë, as në punë
Kuku, f'mija na tranun!
Qysh na doli kjo modë e re?
O, për së gjalli m’shtinë n'dhe

O, djali I mirë, që është me vend, fjalën e babës nuk e kthen
Vajza e mirë, që ka pak mend, punët e shtëpisë nuk i lën
Jeni bij, e pak mendoni, pak më vonë mund ta kuptoni
Babë e nanë me kundërshtu, që t’kanë rritë e t’kanë shkollu?
Me i thonë babës: "Ti nuk din", me ia bo zemrën pelin

Ej, banu njeri e insan
Respektoje babë e nanë
Se nji ditë prindt kanë me vdek
Ki me i lyp, e s’ke me i gjet
Lexo, mëso edhe studio
O, rrugët e kqija, mos i lakmo!
Lexo, mëso edhe studio
O, rrugët e kqija — mos i lakmo!

Komente 0