TEKSTESHQIP

Mozzik
Mergimstar (2024)

INFO
Me datë 14 Qershor 2024, Mozzik publikon albumin "Mergimstar".
Mozzik lajmëron lançimin e albumit rreth 1 muaj përpara: "1 vit punë intensive qe realisht ka qenë e lodhshme shumë , më ka marrë kohë shumë por ia ka vlejtë qdo ditë e natë. Energjia ime ka folë më së shumti këtë herë, shpirti jem ka folë më shumti këtu, truni jem ka pëshpëritë më shumti këtë herë. Emocion, dhimbje, mërzi, gëzim e dashuri e një mix emocionesh janë derdhur në këtë album. Plot 20 këngë e ku secila është perlë në vete , secila është ndryshe nga tjetra. E normal normal që ka me pas surpriza e gjëra që nuk jan bërë asnjëherë më parë".

Ndërsa ditën e lançimit Mozzik shkruan: "Përshendetje njerëz të dashur, ky është albumi im me plot mesazhe! N'kete album keni me pas realitete te hidhura por edhe gjana t'mira qe duhet mi pas njeri! Në këto kong e kom pasqyru jetën e shumë njerzve në këtë botë por edhe jetën tem në disa pjesë! Bohuni t'meqem edhe zgjidhne ma t'miren! Ajo qe ka rendesi mas shumti n'kete jete eshte rehatia shpirterore dhe shendeti mendor!
Zoti ju rujt! Ju dua!

Mu hap mëngjesi me këtë surprizë të bukur në prag të publikimit të Albumit tim nga dy prindërit e mijë Nana e Baba jem, Gjyshi dhe Gjyshja ime, e mësuesja ime nga klasa e parë e shkollës fillore. Nuk qenka e lehtë ndjesia me i ndëgju sidomos këta njerëz duke folur për ty në këtë rast për mua. Nuk ka pasur luftë më të ashpër se e imja kur i kam shpallur luftë lotëve të mërzisë, zhgënjimit e mos përmbushjës së dëshirave prindërore. Nanës time të ia rikthej në lot gëzimi gjithë lotët ky ka qenë një qëllim i gjatë e i madh i imi. Lufta për ta bërë krenar Babën ka qenë më e komplikuar por besoj qe ia kam arritur. Meqenëse krenaria e prindërve nuk pushon asnjëherë. Babë titulli më i bukur edhe më i rëndë ta mbash, ty nuk të pëlqejnë lëvdatat por ti ke qenë dhe je shembulli më i mirë i një Prindi. Gjyshërit e dashur janë dhe kan qenë simboli im jetësor se çfarë do të thotë të sprovohohesh në jetë dhe të vazhdosh të jetosh, ta duash jetën e të vlerësosh secilën frymë në jetë. Mësuesja ime e dashur fakti që më sillesh në mendje shumë shpesh i bie që kemi pasur shumë kohë të mira bashkë. Vetëm ti ke ditë ta lexosh e ta kuptosh në ato kohra shpirtin e mendjen e një artisti të vogël qe sot është bë artist i "Madh" .
Image 119144
Image 119143
Image 119145
Image 119147
Përgatitën: