TEKSTESHQIP

(1947-2018)

Biografia
Muharrem Dauti lindi më 20 nëntor 1947 në Tiranë. Ai punoi për shumë vite deri në vitin 1991 në Radio Televizionin Shqiptar (RTSH), më pas u shpërngul në Vjenë, ku jetoi deri në vdekjen e tij në vitin 2018.

Xheku ishte bateristi i parë profesionist në skenën muzikore shqiptare, i njohur veçanërisht për kontributin e tij në orkestrën simfonike dhe muzikën e lehtë të RTSH-së. Ai ishte një figurë kyçe në zhvillimin e muzikës popullore moderne shqiptare dhe në çdo këngë sillte ritme inovative baterie. Ai frymëzoi shumë bateristë të tjerë duke prezantuar vazhdimisht ritme të reja dhe të zhvilluara prej tij dhe duke udhëhequr tërë orkestrën.

Luajti një rol të rëndësishëm në festivale të njohura si Kur vjen Pranvera, Festivalet e RTSH-së dhe recitalet kryesore shqiptare, ku dallohej për kreativitetin dhe talentin e tij.

Kontribuan:
Ermir Dautaj
Komente 0
KOHËSHTRIRJA
▸ {{ evt.subtypes.replace(/\|/g,'  ▸ ') }}
{{ evt.descrip }}
📆  {{ evt.fancy_date }}