>
LETERSISHQIP

Eja, Eja Shqiptar

Diell, ajr i freskët
Shpirtmirësi mbështjellur me melankoli
Edhe në plasaritje të gurve
Aty qel lulekuqe
Melodi burimi i ujit
Në butësi të të cilit
Lahen engjujt
Mes Det dhe Mal
Vreshta rrushi, hardhi Ilire
Pëshendetje
Jungjatjeta
Atdheu ju prët
Kohë dashurie
Eja, Eja shqiptar
Të flasim për shtëpinë e vjetër
Aty ku shpirtrat shpërndajnë
Aromë Atdheu
Mrekulli e magji
Aty me lotët e Nënave
Ta shuajmë etjen tonë !

DËRGOI: