TEKSTESHQIP
Musli Musliu - Zemrat Akull
Musli Musliu
Zemrat Akull

Materiali muzikor vjen para një audience më të gjerë i kompletuar me mjaft shije edhe me një videoklip, për produksionin e të cilit është bashkëpunuar me Galaktika Pictures, ndërsa xhirimet e videos u realizuan nën regjinë e Bunjamin Kurtishi. Ky videoklip u publikua më 10 Mars 2022. Komponues i muzikës dhe autor i fjalëve të tekstit rezulton të jetë Kreshnik Avdiu, teksa kënga vjen e orkestruar nga Mevlan Kurtishi.
Teksti :: Song Lyrics
Thonë se erdhi kohë e v'shtirë
Mirëpo koha faj nuk ka
Pse në sy lotët jan ngrirë
Zemrat akull na u kan ba

Nuk lotojnë këta sytë e shkretë
As për t'vdekur as t'sëmurë
Vetëm gojët na kanë mbetë
E s'na flasin zemrat kurrë

E të dashnin' pejgamber
Veç në dukje e pasojmë
E në vepra asnjëherë
Çka është lehtë ne veprojmë

As dashni as dhembshuri
Nuk pasojmë nga nuri i tij
As durim e as mëshirë
Se na duket e vështirë

Refreni:
ZEMRAT AKULL NA U KANË BA
NEFSI YNË PO NA MASHTRON
SOT NGA BRENDA DIÇKA M'THA
KU JE NIS' E KU PO SHKON
ZEMRAT AKULL NË KËTË JETË
PO QYSH S'MBET NJË PIKË DASHNI
I BËJMË ZOTIT IBADET
POR HARRROJMË MADHËRINË E TIJ

Gojët plot me dashuri
E në zemra shumë boshllëk
Pa më thuaj o njeri
A s'është ky munafikllëk?

Bëjmë gjithçka për simpati
Që të tjerëve t'ju pëlqejmë
Zot i madh, veç Ti e di
Sa shumë vetën e gënjejmë

E kur japim sadaka
Krejt dynjaja e kupton
E kupton oh një dynja
Se kush kujt po i ndihmon

O Allah ti na çliro
Nga ky burg i nefsit tonë
N'rrugë të drejt na udhëzo
Se na humbi rruga jonë

Refreni:
ZEMRAT AKULL NA U KANË BA
NEFSI YNË PO NA MASHTRON
SOT NGA BRENDA DIÇKA M'THA
KU JE NIS' E KU PO SHKON
ZEMRAT AKULL NË KËTË JETË
PO QYSH S'MBET NJË PIKË DASHNI
I BËJMË ZOTIT IBADET
POR HARRROJMË MADHËRINË E TIJ
POR HARRROJMË MADHËRINË E TIJ
POR HARRROJMË MADHËRINË E TIJ

DËRGOI:

VIDEOKLIPE

Komente 1