TEKSTESHQIP
Mustaf Rama - Beteja E Pozharit Keng Per Elez Gecin
Mustaf Rama
Beteja E Pozharit Keng Per Elez Gecin


TEKSTI :: SONG LYRICS

(Lexohet strofa e parë)

Krisi pushka, gjâmë shkon mali
Luftojnë trimat n’mes Pozharit
E kanë lidhë besën e burrit
Janë betue para flamurit
Dojnë më vdekë siç vdiqen moti
Tuj këndue pa qitë pikë loti.
.
Shkojnë tu k'ndue si n'dasmë
Trimat për liri
Komandant Shkëlzeni,
para tu iu prijë
*Komandant Shkëlzeni,
para tu iu prijë

Po gjëmojshin topat
Kah Suka e Biteshit,
S'lun prej istikamit
Trimi Elez Geci
*S'lun prej istikamit
Trimi Elez Geci

Jo së lun` prej vendit
Gjylja e çelikut
Rrjedhë nga dera trimave
Nip i Lan Selimit
*Rrjedhë nga dera trimave
Nip i Lan Selimit

Po kërcitke pushka
O, edhe petica
Lufton si luani
Trim Maxhun Berisha
*Lufton si luani
Trim Maxhun Berisha

Po na digjëshin sukat,
Malet edhe bokat
O zemër luani
Trimi Enver Dobra
*O zemër luani
Trimi Enver Dobra

Porsi shi çeliku
Plumbat përmbi kry
Në shkollë të Lumbardhit
Shkijëve na u kanë hy
*Në shkollë të Lumbardhit
Shkijëve na u kanë hy

Po bërtitëshin shkijet
Porsi gjâja e gjallë
Shumë at` ditë po i vrasin
Shumë po i nxon të gjallë
*Shumë at` ditë po i vrasin
Shumë po i nxon të gjallë

Veç përpara v`llazën
Ndihet një zâ burri
N'kâmbë qëndron si lisi
Trim Luan Isufi
*N'kâmbë qëndron si lisi
Trim Luan Isufi

Do t'vdesim të tanë
O, bre trim pas trimi
Si Shota, Azemi
Valbonja, Florimi
*Si Shota, Azemi
Valbonja, Florimi

Tym të zi qetë tanku
O, katran të zi
Agimi, Bujari
Po i hudhen përmbi
*Agimi, Bujari
Po i hudhen përmbi

( *-Refreni )

Kontribuan:
Postuar nga ArditGeci
Komente 0