(1921-2002)
Biografia
Eshtë dirigjenti i pare i Teatrit te Operas dhe Baletit, qe me pjekurine e tij artistike hodhi bazat e dirigjimit operistik ne vendin tone. Karakteristika e tij themelore ne kete ndermarrje shume te rendesishme ishte puna pedagogjike, pergatitja serioze e provave me kengetaret, korin, orkestren, me nje plan te qart profesional, zhvillimi i provave te para me penelata te gjera, pa u zhytur qysh ne fillim ne detaje te hollesishme qe i tankon nje etape te ardhshme te mevonshme, bashkpunim i mire me autoret e shfaqjes:regjizor, mjeshter kori, koreograf, siguria e larte ne dirigjimin e shfaqjes, zoterimi i plote i çdo detaji artistik, qartesia e gjaktoftesia ne mardhenjiet e tij me interpretuesit, si ne prova, ashtu dhe ne shfaqje. Keto karakteristika te tij u vune re qe ne dirigjimin e operas "Rusallka" te Dargomirxhskit(27.11.1953), qe ishte shfaqja e pare operistike absolute ne vendin tone. Ato u perfeksionuan çdo dite e me teper ne shfaqjet e ardhshme, duke i dhene vulen personale stilit te tij dirizhorial. Prove per kete jane premierat e operave: 1953: "Rusallka"(Dargomirzhskil) 1954: "Ivan Susanjin(Glinka) 1956: "Nusja e shitur"(Smetana) 1956: "Traviata"(Verdi) 1957: "Jollanta"(Cajkovskij) 1958: "Berberi i Siviljes"(Rosini) 1959: "Kavaleria Rustikana(Maskanji) 1959: "Mrika" (P. Jakova) 1961:Shfaqje me skena nga operat: "dasma e Figaros"(Mozart), "Boris Godunov"(Musorgskij), "Trovatore"(Verdi), 1962: "Karmen"(Bize) 1963: "Bohema(Puçini) 1963:"Aleko"(Rahmaninov) 1964:"Peshkataret e Perlave(Bize) 1964:Prologu i operas "Borebardha"(Rimskij-Korsakov) 1965: "Rigoleto"(Verdi) 1966: "Mrika"(P. Jakova) rivenie 1968: "Gjergj Kastrioti Skenderbeu"(P. Jakova) 1975: "Komisari"(N. Zoraqi), etj.
I është dhënë titulli "Artist i Popullit" dhe "Profesor". Urdheri i punes i klasit te II Urdheri i punes i klasit te I Çmimi i Republikes i shkalles se II Urdheri "Naim Frasheri" i klasit te I per veprimtari artistike Urdheri "Naim Frasheri" i klasit te I per sherbime ne shkollat shqipe te zonave verilindore jashte kufijve politike te shtetit shqiptar te vitit 1913. Titullin "Artist i Merituar" i Republikes Popullore te Shqiperise Titullin "Artist i Popullit" i Republikes Popullore te Shqiperise Titullin shkencor "Profesor" Medaljen e 50-vjetorit te çlirimit per kontribut gjate luftes antifashiste NÇL Medaljen e nderit te operas Azerbajxhanit ne Baku Medaljen "Antar Nderi i Perjetshem" i Qendres Nderkombetare te Kultures, Artit dhe Literatures me seli ne qytetin e Brindizit(Itali) "Cikal" Titullin "Qytetar Nderi" i qytezes Citolibe ne Republiken Çeke. Medalja perkujtimore "Dvorzhak" nga Ministri i Kultures i Republikes Çeke.