TEKSTESHQIP
Biografia
Shkrimtari, gjegjësisht poeti Muzafer Ramiqi, ka lindur në vitin 1967, në fshatin Pozharan, Kosovë. Rrjedh nga një familje atdhedashëse, fisnike, bujare dhe sakrifikuese. Shkollimin fillor e ka përfunduar në vendlindje, kurse shkollimin e mesëm në vendëlindje dhe në Viti.
Ka përfunduar studimet bachelor në drejtimin Menaxhimi I Burimeve Njerëzore në Kolegjin "Pjetër Budi" si dhe studimet në master në drejtimin Menaxhment i Përgjithshëm në Kolegjin "Universum" në Prishtinë.
Me shkrime mirret që nga fëmijëria dhe deri tash ka botuar katër përmbledhje me poezi.
Në kohën e rinisë ka botuar në shtypin periodik të kohës në revistat "Zëri"," Bota e Re", revista e Fakultetit te Mjekësisë "Refleksi". Ka marrë pjesë në orë të numërta poetike. Si student ka qenë udhëheqës i grupit letrar dhe recitator të fshatit.
Përvec se në gjuhën shqipe, Muzaferi ka shkruar ose përkthyer vepra edhe në gjuhën angleze, frënge, rumune dhe kineze. Është prezentuar me një cikël poezish në gjuhën shqipe dhe rumune në antologjinë "Apele iubirri" (Ujërat e dashurisë), në vitin 2012 në Bukuresht të Rumunisë.Poashtu në revistën Pelegrin, ka botuar një cikël poezish si dhe së fundmi edhe në revistën Poetry Hall, revistë bilingual Angleze dhe Kineze, volumi 3, 15 Prill 2020 I janë botuar dy poezi në gjuhën angleze dhe kineze.
Është i martuar, ka katër fëmijë dy vajza e dy djem.
Librat e botuara: 1. "Anemia e kujtimeve", poezi, 1997, Shtëpia botuese Asdreni, Viti
2. "Mendoj për ty", poezi, 2003, Shtëpia botuese Buzuku, Prishtinë
3. "Portat e heshtjes", poezi, 2011, Shtëpia botuese Prishtina Press, Prishtinë dhe
4. "Dashuri në shtegtim", poe3zi, 2019, Shtëpia botuese "Meshari" Prishtinë.
Para afër dy vitesh revista Pelegrin, të cilën e nxjerr klubi letrar "Drita". Ka botuar një cikël poezish.
Poashtu ka qenë redaktor ose recenzent i disa librave me poezi të autorve të rinj.
Muzaferi është poashtu edhe tekstshkrues, i këngëve.

Kontribuan:
Komente 0