TEKSTESHQIP
Muzgart - Dissonant
Muzgart
Dissonant


Teksti :: Song Lyrics

Ketu filloj unë...

Unë jam pasoja, marshi barbar
Gangrena juaj, e zeza murtajë
Thyesi i heshtjes, lumi digçarës
Pjellë e mohimit, ëngjëlli djall.

Virusi u zgjua nga vdekja gjumë
Ajër të pastër s'do të ketë për shumë
Dita nga nata s'do ketë më dallim
Vullneti është ligj, dhe mban emrin tim.

Bumerangu u kthye, dhe të zotin do godasë
Nga hiri i së kaluarës, ku urrejtja hodhi farë.

Hodhi farë...

"Vetëm ke gjithmonë ftohtë
Dhe vehten se ngroh dot
Ngjyrat s'ekzistojnë
Shpresa veç mashtron.

Unë s'jam një iluzion
S'jam kjo që më rrethon
Por jam një mutacion
Që urrejtje gjeneron..."

Kontribuan:
Miril
Komente 0