TEKSTESHQIP
Biografia
Në tregun muzikor çdo herë e më shumë po njoftohemi me emra të rinj që po i futen muzikës, me dëshirën për tu bërë këngëtarë të suksesshëm. I tillë është Jeton Ramiqi, i njohur si MVJ nga Gjilani, i cili është lindur dhe rritur në Aargau te Zvicrës. "Unë gjithmonë kam dëgjuar muzikë nga çdo vend të botës. RnB, Pop, Hip Hop, Reaggaton janë zhanër që rrjedh në gjakun tim. Kur ta kalosh kohën e fëmijërisë në vitet e 1990ve, RNB Pop dhe Hip Hop, Reaggaton ta formojnë mendimin muzikor", ka thënë MVJ.