TEKSTESHQIP
Na - Oh Sa Lezet
Na
Oh Sa Lezet

Ky produkt muzikor vjen tek ne i përpunuar këndshëm me një videoklip, produksioni i të cilit u përgatit nën drejtimin e Olsa Poshka & Xhelo. Videoklipi u publikua me datë 12 Tetor 2008. Kompozitor është Kreshnik Koshi, ndërsa për fjalët e këngës u kujdes Anton Ndreca.
Teksti :: Song Lyrics
Një lulishtë me trëndafila
Është parajsa e vërtetë
T’a kam njoftë moj bukurinë
Qush se t’ka lidhë nana në djep

Dola n’bashqe me mbledh lula
Kur papritmas erdhi pula
Ajo pula me klarinetë
O sa lezet

O me këngën popullore
Në zemrat tona bashkëkohore
E unë e ti
N’amëltore

O me këngën popullore
Në zemrat tona bashkëkohore
E unë e ti
N’amëltore

Erdh pranvera , qel qershija
E unë e ti rrimë te shpija
O në krevet, o sa lezet
O në krevet, o sa lezet

Dal nga dal po vjen behari
Nëpër fusha rritet bari
O s’ka krevet, o sa lezet
O s’ka krevet, o sa lezet

O me këngën popullore
Në zemrat tona bashkëkohore
E unë e ti
N’qebaptore

O me këngën popullore
Në zemrat tona bashkëkohore
E unë e ti
N’qebaptore

Ky marak, maraku i shkretë
Nuk më lën zemrën e qetë
Kapak siklet, o sa lezet
Kapak siklet, o sa lezet

I vujtun jam në kët jetë
Sa të rroj e të vdes
A medet, o sa lezet
A medet, o sa lezet

O me këngën popullore
Në zemrat tona bashkëkohore
E unë e ti
N’barnatore

O me këngën popullore
Në zemrat tona bashkëkohore
E unë e ti
N’barnatore

DËRGOI:

VIDEOKLIPE

Komente 0