>
BIOSHQIP
Biografia
Emri i vertet e Nadit eshte Leonard Matoshi dhe ka lindur ne Pejë. Ai është një këngëtar shumë i mirë i interpretimit te muzikes live dhe eshte i pranishem neper koncerte dhe klube te ndryshme te natës. Nadi deri me tani ka nxjerrë disa albume. Ai tash vazhdon me projektet e tij të reja duke i dhuruar publikut gjithmonë kënaqësi.

Më datë 6 Tetor 2007, Nadi publikon videoklipin "Si Nje Leter".

Në Maj 2009, Nadi merr pjesë në Top Fest 6 me këngën "Ditet E Dashuris", një këngë kjo e punuar nga Flori Mumajesi, Ervin Gonxhi & Big Basta e cila u pëlqye dhe u mirprit mjaft mirë nga publiku.

Më datë 26 Maj 2009, Nadi publikon videoklipin "Mori Fund".

Më datë 2 Dhjetor 2009, Nadi publikon videoklipin "Nuk Mund Te Haroj".

Në vitin 2009, Nadi publikon albumin "Iku Beqaria", i cili përfshiu 17 këngë dhe albumin "Ma kthe dashurinë", i cili përfshiu plot 8 këngë.

Më datë 23 Qershor 2010, Nadi & Lori publikojnë videoklipin "Tjeter Mos Kerko".

Në vitin 2010, Nadi publikon albumin "Pare Pare", i cili përfshiu 9 këngë dhe u pëlqye mjaft shumë.

Në Qershor 2011, Nadi merr pjesë në Çelësi Muzikor 5 me këngën "Një Vajzë".

Më datë 10 Nëntor 2011, Nadi publikon videoklipin "Lamtumire". Me këtë këngë, Nadi merr pjesë në Musical-Fest 2013 në vitin 2013.

Më datë 2 Nëntor 2012, Nadi publikon videoklipin "Xhamadani".

Më datë 20 Nëntor 2012, Labinot Rexha publikon videoklipin "Shaci", në bashkëpunim me Nadi.

Më datë 11 Dhjetor 2012, Nadi publikon videoklipin "Maturant".

Në vitin 2012, Nadi publikon albumin "Qunat Në Gurbet", një album i cili ka në të 21 këngë të zhanrit popullor dhe zbavitës.

Në vitin 2014, Nadi publikon albumin "Ëmbëlsirë".

Më datë 17 Maj 2015, Nadi publikon videoklipin "A E Din Sa Shume Te Dua", në bashkëpunim me Baboo Darabuka, Gazu & Dj Benity. Videoklipi u prodhua nga Asha.

Më datë 1 Maj 2019, Nadi publikon videoklipin "Loqka". Valon Biba qëndron prapa kësaj kënge, të cilës ia ka shkruar tekstin dhe ia ka bërë muzikën. Producenti i njohur Nurteel e ka bërë orkestrimin dhe produksionin e këtij projekti. Ndërkaq, për anën vizuale është angazhuar produksioni XL Films që e ka xhiruar videon muzikore të kësaj kënge.

Më datë 26 Janar 2020, Nadi publikon videoklipin "Janari". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Sardi Mneri. Videoklipi u prodhua nga kompania XL Films.

Më datë 14 Shkurt 2024, Nadi & Nexhat Rama publikojnë videoklipin "M'ka Marr Mali Për Gjermani". Kënga u orkestrua nga Jeton Berisha. Videoklipi u prodhua nga kompania A Films.