>
BIOSHQIP
Biografia
Shkollen fillore e mbaroi nē Vendlindje, Shkollen e Mesme tē Muzikēs e vazhdoi nē Prizren nē vitin 1988. Studimet muzikore i vazhdoi nē Universitetin e Prishtinës në Akademin e Muzikēs-drejtimin Pedagogji e Përgjithëshme Muzikore, ku mori titull Profesor i Muzikës.
Studimet posdiplomatike Master i mbaroi në Akademin e Muzikēs po ashtu nē Prishtinē nē vitin 2014.
Naser Dula është kantautorë i muzikës së lehtë Zbavitëse i cila ka kompozuar mbi 40 këngë. Kënga e tij e parë titullohet "të lutem Anita" e inqizuar nē RTP orkestruar nga Naim Krasniqi nē vitin 1988, kjo këngē njiheri ishte Hiti i Vitit nē Radio Prishtinē.
Naser Dula ka punuar si anëtar i korit profesional të RTP nga viti 1988 -1990
Ka edituar katër Albume tē tij :
1.Tokë e lashtë e Kosovës( 1991)
2.Besom tê dua ( l993)
3.Eja se të pres( 1995)
4.Mē shiko (1997)
Po ashtu ka realizuar nje video projekt me 10 këngēt e tij hite nē vendet më pitoreske të Kosovēs,sē bashku me disa skeqe humoristike me aktoret e dalluar kosovarë:Xhevat Qeba,Leze Qena,Fitim Domi ( Mixha Ramë) dhe Adem Mikullovci.
Titulluar:"Ëndra ime kënga ime",realizuar në vitin 1996.
Naser Dula nga viti 1992-1997 kishte kompanin Estraden Muzikore NASERFONIA në Rahovec ku me këtë Estradē ka organizuar mbi 100 koncerte të rëndësishme me grupet dhe solistêt e dalluar kosovar si :Grupi TNT,TRIX,MINATORI,AIDA,solistët:
Mihrije Braha,Gili,Adelina Ismajli,Remi,Sinan Vllasaliu,Shkelzen Jetishi,Sabri Fejzullahu etj.
Po ashtu ka organizuar disa shfaqje Muzikore me aktorin e dalluar Faruk Begolli me shfaqjen " Profesor jam se jo mahi" shfaqje tetrale me Adem Mikullovcin,Xhevat Qena, Shehremet Ahmeti etj.
Naser Dula ka punuar si profesor i muzikes në Shkollen e Mesme Rahovec nga viti 1990 -1997.
Në vitin 1995 Organizoi Mbremje artistike kushtuar Lorenc Antonit.
Nē vitin 1996 organizoi mbremjen artistike kushtuar Rexho Mulliqi dhe bilbilit tē Kosovēs Nexhmija Pagarusha ku ishte prezent edhe ajo vetē në Rahovec.
Nga shtatori i vitit 1988 -2001 ka jetuar dhe punuar në Shkup në Shkollēn fillore Liria.
Nga viti 2002 hapi shkollen e Kitares Vihuela Prishtinē,ku deri mē tani ne vitin 2019 i ka aftësuar mbi 700 kitarist tē rinjē.
Në vitin 2004 themeloi orkestren e parë pēr kitarë në Kosovë. Ku me këtë orkrster ka organizu mbi 60 koncerte në Kosovë,Maqedoni dhe Shqipëri.
Nē vitin 2008 organizoi koncerte ne 3 vende te Evropës si: Lyon -Franc,Mynhen-Gjermani dhe Wien -Austri
Naser Dula është themelues i disa festivalëve në Kosovë
1.Festivali i Kitarës Prishtinë.
Vihuela Guitar fest
2.Festivali i Këngës për fëmijë
Vihuela fest, Prishtinë
Festivali i muzikës klasike
DO RE MI, Rahovec
Naser Dula është themelues i shkollës sē muzikēs Rahovec,ku nga viti 2017 deri me tani është drejtor i kësaj shkolle
Prof.Naser Dula po ashtu ka punuar në vitin 2017 si mësimdhënës i lëndës Metodologji Muzikore në Universitetin e Prizrenit "Ushin Hoti".