Natasha Limaj
Natasha Limaj
Natasha Limaj
  • Vendlindja:
  • Vlorë Shqipëri
  • Mosha:
  • 64 Vjeç
  • Ditëlindja:
  • 30 Dhjetor 1957
  • Shenja e Horoskopit:
  • ♑ Bricjapi
{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}


Natasha Limaj është poete dhe autore/publiciste e njohur. Natasha Limaj ( Fejzaj) lindur më 30 dhjetor 1957 në Vlorë.
Mësimet e para i mori në shkollën 8 - vjeçare "Teli Ndini" Vlorë
Nga klasa e tretë fillore si rezultat i nismave partiake të asaj periudhe, në vitin 1966 transferohet me banim nga Vlora në vendin e rrënjëve të saj Kaninë dhe 8- vjeçaren e mbaroi në shkollën “ Rrapo Hasimi “ Kaninë
Shkollën e mesme e kreu në gjimnazin “ Ali Demi “ Vlorë
Studimet e larta i kreu në universitetin “ Ismail Qemali “ Vlorë, dega Gjuhë Shqipe dhe Letërsi
Ciklin e dytë të studimeve në universitetin“ Ismail Qemali “ Vlorë, ku u diplomua dhe licencua në : Master Shkencor për Mësimdhënie, në lëndën : Gjuhë Shqipe dhe Letërsi
Është certifikuar në tri nivele, në akademinë private “ Elita Profesionale”, Tiranë, 2016-2017
Duke qenë një person i afeksionuar ndaj artit të shkruar ka gjalluar tërë jetën brenda këtij habitati.
Aftësia e saj kreative nuk ngeli ” ëndërr në sirtar “, por u konsolidua në realizimin e disa botimeve poetike që renditen, si më poshtë :
•"NJE PJATANCE ME MALL". Maluka, Tiranë,2005.
•"PAK NGA DITA NE QYTET".Maluka,Tiranë,2006.
• "HALLA LAJMESE"………Maluka,Tiranë,2007.
•“COPËZA JETE”……………Maluka,Tiranë 2013.
•“TROKITJE SHPIRTI “……… Muzgu, Tiranë 2014
•“NJË ÇUNAK PREJ ARBËRIE”.. Muzgu, Tiranë, 2015
• S’JAM ELIA TRAZOVAC….Muzgu, Tiranë, 2018
• “SHPORTË VARGJESH“……………I cili është aprovuar nga Ministria e Kulturës Maqedoni dhe është për botim në shtëpinë botuese “ Idris Seferi “, Kumanovë, Maqedoni, 2017
Pjesëmarrëse me krijimtarinë e saj poetike në 12-të ANTOLOGJI POETIKE, të botuara në shtëpinë botuese “Muzgu “, Tiranë, 2014.
Është vlerësuar me çmime letrare të ndryshme ndër konkurime,si në konkursin “ EPOKA E TALENTIT “ Durrës, me çmimin e mirënjohjes në krijimtari poetike së fundmi vlerësuar nga “ AKADEMIA EUROPIANE E ARTIT “ me çmimin e dy-të në lëvrimin e prozës, përfaqsuar me prozën me titull: “ SKLLAVE APO HEROINË “
Është prezantuar me punën e saj krijuese në shumë organe të shtypit të shkruar dhe elektronik, si kombëtare dhe ndërkombëtare. Me krijimtarinë e saj bëhet pjesmarëse në dy antologji studimore për letërsinë, të cilat botohen në Zvicër nga shkrimtari dhe studiuesi Gezim Ajgeraj dhe në Prishtinë nga studiuesja Migena Arllati. Denjësisht e përfaqsuar edhe në antologjinë e qytetit të saj, Vlorë. Emri i saj renditet në 50 emrat e poetëve të përzgjedhur vlonjatë brenda antologjisë me titull “ Nektar Kaltërsish “. Në medjat elektronike është person publik e përfaqsuar me krijimtarinë e saj dhe pjesëmarrëse në shumë evente kulturore artistike kombëtare dhe ndërkombëtare, i fundit ka qënë në 2012, ku poezia e saj mori çmim dhe u bë pjesëmarrëse në
në konkursin e Poeteshave mbarëshqiptare në Vushtri të Kosovës.
Ka marrë pjesë në disa konferenca shkencore mbi gjuhësinë, të organizuara nga katedra gjuhësore e Universitetit “ Ismail Qemali “ Vlorë
Punon si mësimdhënëse e lëndës, Gjuhë Shqipe dhe Letërsi në shkollën e mesme “ Dijetari “ Vlorë
Ndjen përgjegjësi dhe obligim ndaj komunitetit të saj kaninjotë dhe sot për sot kontribuon në strukturimin, korrektimin dhe redaktimin e revistës periodike “ KANINA “ me funksionin e kryeredaktores. Një revistë me të gjithë parametrat bashkëkohorë, ku së fundmi do të jetë në dorën e lexuesit kaninjotë e më gjerë numri 9-të i saj. /Eduart Pasha Vlonjati

» Dërgo Korrigjime »

» Poezitë »



Komente 0