Natasha Limaj Poezi
Natasha Limaj

Zemër Poetike

Bër - bër - bër…, ligjërimin
Nis kjo zemra poetike…
Mijëra herë kërkon falje
Mos mu mërzite moj mike?!…

As qejfmbetur, as mërzitur
Nga e folura çapraz…
Derdhur qeshja shpirtërore
Buzës sime ç’i jep gaz…

Paskam lindur me “ këmishë “
Orëmirë e kësaj dite…
“ Thasët “ me sheqer, mbi mua
Nga të zemrës poetike!…

- Poezi nga Natasha Limaj



{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0