Naxhije Muhadri
Naxhije Muhadri
Naxhije Muhadri
  • Vendlindja:
  • Kukes Shqipëri
  • Jeton dhe vepron në :
  • Shqipëri Shqipëri
  • Mosha:
  • 78 Vjeç
  • Ditëlindja:
  • 3 Korrik 1943
  • Shenja e Horoskopit:
  • ♋ Gaforrja

{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Naxhije Muhadri është poete dhe autore/publiciste. Quhem Naxhije Mehmet Muhadri dhe kam lindur në fshatin Vlahen të Hasit rrethi Kukës, 3/7/1943. Që në moshën 3 vjeçare e kam ndierë përsekutimin nga sistemi
komunist. Arsyja ka qen arrestimi i babajt si kundërshtar i Partisë në Pushtet në vitin 1946. Për ne tre fëmijët është kujdesur nëna Hata e ndihmuar nga vëllezërit e saj.

Në vitin 1952 jemi sistemuar në Kukës, nëna punonte në artizanat ne vazhdonim shkollën. Në vitin 1956 Babai është liruar. Po në këtë vitë familjarisht jemi arratisur në Jugosllavië. Jemi pranuar si emigrant, na kanë sistemuar në Kosovë jemi trajtuar me asistencë. Kemi jetuar në Podujevë.

Në vitin 1959 lindi vllai Petriti. Në prill të vitit 1962 Jugosllavet na kanë rikthyer në Shqipëri si të padëshiruar. Partia e Punës nuk na lejoi të jetonim në Kukës dhe na internojnë në Berat. Jemi punsuar në fermën e Uznovës. Më vonë kam punuar në Kombinatin e Tekstileve. Kam mbaruar shkollën e mesme pa shkëputje nga
puna. Jam martuar në vitin 1970, me Qerim Galla kosovar ardhur me dëshirë këtu. Kam dal në pension në vitin 1993. Kam tre vajza, nipa dhe mbesa. Nga demokracia trajtohemi si të persekutuar. Jam e lumtur që jetoj në Shqipëri.

Theksoj se vllaj i madhë Sokoli dhe motra Shpresa jan ndarë nga jeta dhe kan lënë trashëgimtar.

» Dërgo Korrigjime »

» Poezitë »



Komente 0