Më mbaj mend (për 1 muaj)

Tema: Poezi Dashurie


Kurore Per Dashurine

Ka bere emer perendia
te vijme ne jete nga dashuria
Kush se pati kete fat
dashuri kerkon prape

Ndaj punes do tja nis
nje kurore te qendis
Ndihme te gjitheve u kerkoj
kush te doje te me ndihmoj

Do marr yje ne kup te qiellit
si argjend rrezet e diellit
Naten vone driten e henes
embelsine e ftyres nenes

Kristal loti ne sy te vashes
kenge e valle ne mes te dasmes
Nur do marr nga nusja dhendri
fjalor burrash nga kuvendi

Nga flamujt do marr simbole
pika uji nga shum kroje
Ze do marr ne kenge te bilbilit
ere ne gonxhend e trendafilit

Do mbledh lule ne fusha e male
ndet do zhytem per korale
Nga shum kombe do marr cilesi
ciltersine nga mijra femij

Do tja marr ngjyrat ylberit
trokollin nga tundja e djepit
Te verteten ne rruge te perendise
bukuri e hov rinise

Tingull te marr nga floriri
bese e fe nga me i miri
Shpikje te reja nga shkencetaret
fjale te mencura nga te paret

Kur kuroren ta mbaroj
dashurise vleren ja shtoj
Me dore ne zemer do shetis
nje mesazh rinis i nis

Kush ka te shenjte dashurine
ne nje zemer ka shtepiN
Dashurin kush s'ka
ne kete bote eshte fukara

Dhe ata qe e kan humbur
ne kete jete sjan te mundur
Le te perpiqen te jetojne
ne kete jete kan shprese gjithmon

- Poezi nga Naxhije Muhadri



Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  3.7 / Votuan:  3

Komente 0