Një këngëtare shumë e mirënjohur me një zë që të emocionon me ndjenja patriotike. Këndon që nga viti'85, ku frymëzimin e ka marrë nga i ati i cili ka qen udhëheqës i ansamblit të atëhershëm "çiftelia". Ka fituar shumë çmime por si më kryesorët ishin në vitin 1987 çmimi "Mikrofoni i artë" në festivalin "Kosovarja këndon", në vitin 2004 përsëri me çmimin "Mikrofoni i artë" me kompozimin e këngës nga kompozitori Sami Pirraj.