Është nje femer e talentuar në profesionin e saj si këngëtare dhe ka nje zë të bukur. Ajo merret me muzike qysh prej shkolles fillore, ku ka qene pjesemarrese ne shumë aktivitete shkollore. Prej shkolles fillore është inkuadruar në shoqerinë "Shotë Galica" në Drenas dhe ka marre pjese ne shume festivale dhe në shumicen e rasteve është shperblyer me çmim te parë si solistja më e mirë. Më pas merr pjesë edhe në festivalin "Kosovarja" e në festivale të tjera si soliste. Aktualisht këndon dhe është prezente në dasma dhe ahengje familjare.