TEKSTESHQIP
Nderim Alimi - Duaja E Babës
Nderim Alimi
Duaja E Babës

Për të dhuruar akoma më shumë emocione, krijimi muzikor u lansua tek ne i plotësuar në sferën vizuale me një videoklip muzikor, për të cilin u kujdes Galaktika Pictures, ndërsa xhirimet e videos u realizuan nën regjinë e Bunjamin Kurtishi. Ky videoklip u publikua me datë 25 Mars 2022. Autor i vijës melodike dhe autor i tekstit rezulton të jetë Kreshnik Avdiu, autor i orkestrimit është Mevlan Kurtishi, ndërsa producent i këngës është Sweven Records.
Teksti :: Song Lyrics
Ne namaz të natës
Zanin ja dëgjova
Baba jem i dashur
Ah sa shumë lotova

Çfar duaje Zotit
Oh me lot në sy
Zot ma ruj evladin
T'lutem Jarabbi

Thojke ja Allah
Ruje me iman
Fale mëshiroje
Se Ti je Rrahman

Ndriçoja atë zemër
Ai mos me m'harru
Kur dal prej ksaj bote
Ai me u lut për mu

Ref:
DUAJA E BABËS
M'KA GODIT NË ZEMËR
ME LOT JU DREJTOHEJ
MË TË BUKURIT EMËR
JA ALLAH I DASHUR
SOT PO BËJ DUA
BABËN TEM N'XHENNET
ZOT, PO DU ME PA

Në t'tretën e natës
Shpija dritë ka ba
Se baba po zgjohej
Për me ba dua

Ty Zot me t'ba sexhde
Ai kurr s'ka harru
E n'shtratin e vdekjes
Gjithmonë t'ka kujtu

Dhikër në sabah
Dhikër në aksham
Thojke ma merr shpirtin
Zot veç me iman

Kur ta la dynjanë
Ta di çka po la
Evladin e zemrës
N'Xhennet du me pa

VIDEOKLIPE

Komente 0