TEKSTESHQIP
Nderim Alimi - Amaneti I Abrisë
Nderim Alimi
Amaneti I Abrisë

Autor i muzikës dhe autor i tekstit rezulton të jetë Kreshnik Avdiu, teksa kënga u orkestrua nga Ardian Kastrati.
 Masakra e Abrisë, të cilën e ekzekutoi pushteti i Millosheviqit ndaj civilëve të pafajshëm shqiptarë, është vetëm një nga shumë krimet e makinerisë vrastare të shtetit serb ndaj shqiptarëve në Kosovë.
Inkurajojmë të rinjtë tanë që t'i shohin videot dhe fotografitë e asaj ngjarjeje, të cilat për shkaqe të përmbajtjes nuk kemi guxuar ti publikojmë në videoklip; Të lexojnë për historinë e luftës, t'i kërkojnë ngjarjes si Masakra e Abrisë më shpesh në platformat digjitale, ta mbysin harresën e ta ngjallin kujtimin; Të lexojnë më shumë për historinë tonë kombëtare!
I lusim të gjithë që:
- TË MOS BLEJNË PRODUKTE TË ATYRE QË I VRANË NËNAT, FËMIJËT E FAMILJARËT TANË,
- TË MOS MIQËSOHEN ME ATA QË EDHE SOT PO TREGOHEN TË PADREJTË NDAJ NESH, DUKE I MOHUAR KRIMET,
- TË MOS E HARROJNË HISTORINË, SEPSE AJO DI TË PËRSËRITET.
Shqiptarët mbrojtën pragun e shtëpisë nga një pushtues i egër, e që është shteti i Serbisë, shtet ky i cili vazhdon ta ketë mendësinë e njejtë edhe sot!

Teksti :: Song Lyrics

Kam një pyetje o moj nane
Të vërtetën me ma than
E pyt nanën një fëmijë
Lot' i rrjedhin sikur shi

Hasmi po na vret moj nanë
A thu plumba t'vegjël kanë
Kur të vjen rendi me m'vra
Ktheje kokën mos me m'pa
Ktheje kokën mos me m'pa moj nan

Ktheje kokën n'tjetër anë
S'du me t'dhimt shpirti moj nanë
Veç nuk du nanë me u mërzitë
Xhenneti ështê tu na pritë oj nan
Xhenneti ështê tu na pritë oj nan

AMANET SHQIPTAR SA KA
MIK ARMIKUN MOS ME BA
THOT ABRIA TUJ LOTU
MJAFTON NJËHERË ME M'KUJTU
ZOT I MADH DIT T'MIRA ME NA PRU

Se Armiku është Xhelat
Vrasin fëmijë çdo ditê e natë
Veç moj nanë unë jam tu e pa
Që kjo botë veç sy nuk ka

A ka kush me nal këtë gjak
A ka burrë që del merr hak
A ka kush botës ti thot
Na u përzi gjaku me lot oj nan
Na u përzi gjaku me lot oj nan

Qau Drenica e lotoi
Krejt njerzimi e kuptoi
Para fmis e vran një nanë
Gjak të nanes me pi fmis i dhan
Ashtu ai sabi e la dynjanë

AMANET SHQIPTAR SA KA
MIK ARMIKUN MOS ME BA
THOT ABRIA TUJ LOTU
MJAFTON NJËHERË ME M'KUJTU
ZOT I MADH DIT T'MIRA ME NA PRU

VIDEOKLIPE

Komente 0