TEKSTESHQIP
Nderim Alimi - Hazreti Ibrahimi
Nderim Alimi
Hazreti Ibrahimi

Për komponimin dhe për tekstin është kujdesur Kreshnik Avdiu.

Teksti :: Song Lyrics

Hazreti Ibrahimi
Ai HaliluLLah
Ia dha premtimin
Zotit në dua

Që ma fal një djal
Kurban kam me ba
Veç për madhninë tane
Për Ty o Allah

Ia dha Ismailin
E zemrën ia gëzoi
Por tre herë premtimin
Në ëndërr ia kujtoi

Ia kujtoi në ëndërr
Besën që e ka dhan
Hazret Ismailin
Për me ba kurban

Haxhere moj gru
E kam një rixha
T'lutem Ismailin
Gati me ma ba

Bone gati tash
Ani koft kismet
E kam n'jet me djalin
Me dal n'zijaret

Ah mërzi e madhe
E shpirti po i dhemb
Qysh me t'ba kurban
Ty o djali jem

Hazreti Ismaili
Synin pa e tremb
Tha bab' amanetin
T'lutem çoje n'vend

Hazreti Ibrahimi
Nxjerr thiken e vet
E provon por thika
Medet nuk po pret

E atëher Allahu
Ia çoj një selam
Ibrahim i dashur
Ti fjalen e mban

Nuk të len Allahu
Me pre djalin tan
Merre tash një dash
E preje Kurban

Ismaili i vogël
Rritet bahet burrë
Pejgamber i dashur
Që s'harrohet kurrë
Komente 0