TEKSTESHQIP
Ndue Shytani & Agim Shytani - Këngë Për Mark Lulen
Ndue Shytani & Agim Shytani
Këngë Për Mark Lulen


TEKSTI :: SONG LYRICS

Hej, Dukagjini nën bajraqe,
nën vullkan e mbush me flakë.
Nën bajrak e vet me rrallë,
Shala rrin bajrak i parë.

Se i ka pasë do burra t’lashtë,
pushkën vjerrun, me ia vjerrë shpatës.
Njëqind trimash, se janë si zana,
kthy i kanë krajl e sulltana.

Hej, vjen Mark Lula, burrë azgan,
n’kapuq t’bardhë e n’xhamadan.
Pushkën n’dorë, gishtin në çark,
bashkë me vra hasmin prej larg.
Bash si kapedan,
thuaj ka gradat mbi mejdan,
thuaj ka marrë hije prej mbretit,
pushka fjalë ia pat lanë vetit.

Hej, thonë ka thurë planet Evropa,
me nda shqipen copa-copa.
Emrin mos me ia njo ma,
por me lanë turkun pa gja.
Paska thanë ai padishah,
paç mi dalë Shqipnisë për krah,
me dhanë mall, me dhanë flori,
mos me i lanë krajlat me hije.

Hej, Ali Pasha del në shkallë,
nis haber, paska çue fjalë.
Me mbledhë krerë e bajraktarë,
ju vijnë votrat derë më derë.
Me marrë rrugën për Prizren,
do m’u lidhë me ba kuvend.
Serb e grek e Mali i Zi,
po dojnë shqipen me përpi.

Varg po vijnë si valë detit,
Abdyl Frashri prej Përmetit.
Vjen Vranina prej Beratit,
Shkodra e lashtë, malli i Kastratit.
Mic Sokoli, Avdyl Adreni,
Naxh Sylë Vokshi, Ymer Prizreni.
Hot e Grudë kan çue Çun Mulën,
Shala qysh ka nis Mark Lulën.

Hej, nis kuvendi, fjala-fjalës,
kam është çue Mark Lula i Shalës.
Tungjatjeta, Frashër i vjetër,
Ali Pashë, mos ban dëm tjetër.
Kam shku jetën ato male,
janë Stambolli n’ato saraje.
Msy na kanë krajlat n’oborre,
dasma kanë kthy për vorre.

Hej, tash zotni e vjen e thue,
me thirr turkun me m’nimue.
Qe se m’ka Shala n’Prizren,
për kreni me nxanë një vend.
Për me i thanë krejt vetë Shqipnisë,
Shala është gati me u nisë.
Me ia vu pushkën turkushakut,
me ia zënë pritat Karadakut.

Hej, Mic Sokoli fjalë ka çue,
hajde dajë ti me m’nimue.
Turku me topa m’ka rrethue,
njëqind pashë me m’largue.
Malet e Hotit thërret Çun Mula:
“Po ku je, more Mark Lula?
Ka ra shkau e na ka msy,
malet kanë nevojë për ty.”

Hej, tana malet t’bajnë t’vetë,
s’e ka shekulli qi ka vdekë.
Me kadava, me ra fjala,
thonë: Mark Lula nuk rrit ma Shala.
Ka kreshnikë me le përditë,
kush ma nalt Shalën se rriti?
Për trimni e mblidh kuvendin,
rrin Mark Lula n’krye t’vendit.
Për trimni e mblidh kuvendin,
hej, more, rrin Mark Lula
n’krye t’vendit, oh hej.

Kontribuan:
Komente 0