>
BIOSHQIP
Biografia
Më datë 23 Mars 2017, Nesko publikon videoklipin "Skandal". Projekti i shumëpritur më në fund është lansuar. Bëhet fjalë për këngën “Skandal” të kantautorit Rines Gjyrevci i cili në botën artistike njihet si Nesko. Kënga e paralajmëruar është lansuar, derisa vet këngëtari pret që ky projekt të pëlqehet nga publiku. “Skandal” nuk është kënga e parë e Nesko-s, pasi që ai edhe më herët është prezantuar para publikut kosovar me disa projekte. Megjithatë, “Skandal” është projekti më i madh i Nesko-s deri me tash. Spoti është realizuar nga “askJack”, derisa Nesko premton që nuk do të ndalet me kaq, por së shpejti do të sjellë edhe këngë tjera. Ai po ashtu premton se nuk do të largohet asnjëherë nga zhanri R’n’B, zhanër ky që në vendin tonë sikur ka filluar të harrohet, marrë parasysh se është i vështirë për t’u realizuar dhe kënduar.

Më datë 16 Shtator 2023, Nesko publikon videoklipin "Mu Nda". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga vetë Nesko, teksa për arranzhimin u kujdes Unik Beatz.