TEKSTESHQIP
Biografia
Netet e Klipit Shqiptar është festivali i vetëm i imazhit shqiptar që daton që në vitin 2002 dhe organizohet çdo vit në Tiranë si një festival i mirëfilltë i videoklipit ku konkurojnë artistë të shumtë e studio prodhimi të kësaj fushe, nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Mali i Zi si dhe diaspora shqiptare duke e bërë garën çdo vit e më interesante. Duke qënë autor klipesh, Petri Bozoz i lindi ideja për të krijuar Festivalin e Klipeve. Ky festival zhvillohet në formën e një Show Televiziv me kohëzgjatje nga 8 - 13 javë konkurim, i transmetuar gjithmonë në Prime-Time. Televizionet që kanë bashkëpunuar në këtë format televiziv kanë qënë: TV-Klan, Vizion+, TVSH, TVA, ALSAT TV, Maqedonia, RTK-Kosovë, KTV-Kosovë, TV21-Kosovë, MKTV2-Shkup, etj.