Nexhat Halimi Poezi
Nexhat Halimi

Rrëfim I

e shikoja në sy mjegullës nga afrohej
humbja vetëdijen pa qenë fare më vetja
më digjte një zjarr i panjohur
pëshpëritja e nuk kuptoja çfarë

flisja diçka përçart e ai shkelte krëndet
afrohej të hynte në vrasjen time

më kujtoheshe ti me shtambë në dorë
në këmishë liri nga zbrisje për në krua
kaq etje ndieja krejt robëruar në flakë
më dridhej kurmi zemra duart gishtat

prisja i hutuar me sy në shënjestër
më shpërfaqej kurmi i gjakosur i gjyshit
duart fytyra shpirti i vdekur i babait

të shkrepja apo jo të vrisja a të vritesha
ai afrohej me kufje përtypte çamçakëz
mbylla sytë e tërhoqa këmbëzën e ftohtë

- Poezi nga Nexhat Halimi



{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0