Nexhat Halimi Poezi
Nexhat Halimi

Tema: Poezi Dashurie


Fryma E Fundit

diçka e padukshme këtë të diele t`i ktheu eshtrat
vetëtinte bubullonte e qielli çahej nga kuçedra
gjithnjë e tërbuar gjithnjë në flakë gjithnjë në gjak
me kaq udhë me gunga rreth pikës që s` është

unë bëja roje të vdekur me syrin në frëngji
e pema e vetmisë e akullt digjej në shuplakë

kthimi yt në arkivol qe përjetim i dytë i vdekjes
përpjekje për të kuptuar yllin mes dy brigjesh
zbritjen te kroi nga ende aty të mbushje ujë
në këmishën prej lirit nën të cilën të përdigjej gjiri

fedorë fryma e fundit e shpirtit të fluturës në qiri

- Poezi nga Nexhat Halimi



{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0