>
BIOSHQIP
Biografia
Artisti Nexhmedin Syla, perveç 5 audio albumeve dhe video albumeve me mbi 60 kenge ka të botuara mbi 200 pika muzikore/ popullore dhe folklorike për nevojat programore të Radiotelevizionit të Prishtinës-nëse nuk janë dëmtuar nga okupatori serb pas pushtimit me force te RTP dhe Produkcionit-Fabrikes se kasetave. Ne te gjitha kenget; tekstet dhe muzika: Nexhmedin Syla, ndersa kenga per Adem Jasharin sipas se ciles titullohet dhe albumi "M'THIRRI LIRIA" eshte tekst i poetit gjakovar nga Vjena, GJIN MORINA, muzika Nexhmedini. Te gjitha orekstrimet-shtrirjet e muzikes se tij, per kete album, Nexhmedini ia besoi emrit te njohur XHEVDET GASHI. Në koncertet e tija të organizuara nga Progami i dytë i Radio Prishtinës emisioni i toplistave muzikore "HAJDE TA VALOJNA"nën udhëheqëje të Sabit Ballabanit dhe redaktorit Fehim KURHASANI- (TURNE E MADHE MUZIKORE)-nëpër KOSOVE, Kosovë Lindore dhe Maqedoni-kishte raste kur palestrat sportive ishin të vogla të zinin numrin e adhuruesve (mbi 20 mijë, në një mbrëmje). Kjo i ra, si halë në sy, pushtetit të atëhershëm jugosllav dhe bashkëpunëtorëve të tij, të cilët ia ndaluan përsëritjen e koncerteve të kerkuara nga publiku, si në Ferizaj, Prizren, Suharekë, Istog dhe Podujevë. Në televizion dhe radio e ndaluan emetimin dhe transmetimin e këngëve të tij"Këngën t'a bashkojmë"-nën pretekst se thërret bashkim me Shqipërinë, pastaj dhe të tjerat"Këngë për mësuesin" (Ismet Sali Brunçaj); "Këngë për Trepçën", "Këngë për Sefë Kosharen", "Ra në gjunj e puthë flamurin" (Isë Boletinit) e tjera. Mirëpo, Nexhmedini nuk e ndali këngën. Ai i dha krah këngës tonë të bukur me zërin e tij jo vetëm në vendet e largëta të Evropës po edhe pertej oqenit në Amerikë e gjetiu. Ishte aktiv dhe shtyllë shtytëse e nxitëse i perhapjes së këngës sonë, mbase në kohet më të vështira të viteve 1981 e deri në mbyllje të programit të radios dhe televizionit të Kosovës 1990, ku që nga janari i 1979-tës ishte gazetar-udhëheqës-moderator dhe redaktor në programin e mëngjesit dhe të natës në Radio Prishtinë- njeherit themelues i ketyre programeve bashkë me Hys Shkrelin dhe Florin Kelmendin. Kendoi në shoqeritë kulturo artistike; "Minatori" dhe "Bajram Curri" të Prishtinës. Në "Bajram Curr", bashkë me Isak Bajraktarin, instrumentalist Radiotelevizonit të Prishtinës (fizharmonikë), ishte udhëqës artistik i grupit folklorit të këngëve të përpunuara artistike. Udhëheqës artistik ishte edhe në SHKA "RINIA"-Prishtinë dhe "Rilindja" të Pallatit të shtypit Prishtinë. Për dy vjet rrjesht ishte edhe tenor i dytë në Korin e famshem Colegium Cantorium" nën udhëheqjen e Mark Kaqinari, ndersa në vitet 1975 dhe 1976 ishteinstrumentalist (fizharmonika e dytë perkrah Bashkim Paçukut) në SHKA të studentëve të Universitetit të Prishtinës "Ramiz Sadiku" nën udhëheqjën artistike të kompozitorit të famshëm Musa Piperku. Kendoi kudo në të tërë meridianet e botës, aty ku kerkohej kënga shqipe, perkrah emrave të mëdhenj (pas viteve 1990) në Zvicerr: me Irma Libohoven, Paulin Trieshin, Shpresa Rranzen, Lirie Rashen, Fatmire Likmetëm, Dava Gjergjin, Arif Vladin, Kastriot Tushen, e tjerë, me orkestrat e Rado Shkodrës, Mirditës, Pukës, Burrelit, Radiotelevizionit Shqiptar, Tiranës-Shpetim Saraçit, Raif Hysenit etj. Gjatë vjetëve 1997 e deri në fillimin e luftës në Kosovë, në SHBA kendoi bashkë me zerin te famshem të melosit tonë popullor Merita Halili nën drejtimin e Raif Hysenit.

Do theksuar edhe kjo në fund; nga lufta në Kosovë, masakrat ç' njerzore e shtazarake serbe në Kosovë plagoset edhe shpirti (dhe zëri) i Nexhmedinit sidomos pas vrasjeve mizore të kusherinjëve dhe të afërmve të tij (38 pleqë e të rinj) në lagjen e tij përtej Erenikut në anën perendimore në fshatin e lindjes SHISHMAN- Reka e Keqe- Malesia e Gjakovës. Të gjithë adhuruesit e këngës dhe zërit të tij shpresojnë dhe presin kthimin e tij në skenën tonë artistike muzikore. Të ju kujtojme se Nexhmedini ka studjuar artin dramatik te pedagogu i aktrimit Faruk Begolli, nën studime diksioni, para të të njohurit Anton Çetta /ku jo rrale me keshillime aktrimi, para studenteve ne degen e artit, paraqitej i madhi Bekim Fehmiu/. Ishte ne gjeneraten e trete te studenteve ne fakultetin e Journalistikes. Qe nga mbyllja e RTP-së (1990) si independent-i pavarur, bartë certifikimin dhe librezën e anëtarësisë: "International Federation of Journalists" te certifikuar ne qendra në Bruksel. Deri ne mbyllje të RTP (Radiotelevizionit të Prishtinës-korrik 1990) ku ishte 11 vjet udheheqes, moderator, gazetar ne programin e mengjesit dhe te nates, po edhe pas atyre viteve, ka botuar-incizuar-edituar per nevoja programore disa filma televiziv si "Ndarja e roleve", "Bonjakja" dhe rregullisht aktrime te ndryshme ne radiodrama bashke me artistet e Teatrit Popullor nga Prishtina ne regji te Krist Berishes, Atdhe Gashit e tjere. Ka edhe realizime artistike ne interpretime te radio perrallave te çdo mbremjeje per femijet ne valet e radios bashke me aktoren e njohur Safete Rugova. Janë te pa harrueshme oret e shoqerimit pak para mesnate ne emisionin special me muzik dhe mysafir po atij te nates ne udheheqje dhe redaktim bashk me te njohuren Liljana Qavolli. Ka incizuar dhe botuar mbi 60 kenge per program dhe 6 albume muzikore /5 audio plus dy albume videofilmime/ dhe Filmin artistike të metrazhit të gjatë "ANKTHI" ne skenar dhe regji te tij. Nexhmedini ka edhe nje ane tjeter te medaljes se tij te shendritshme ne skenen e teatrit që ne moshen e hereshme. Gjate shkollimit te mesem ishte per me se 5 vjet aktor teatri ne Gjakove. Pjesemarres bashke me trupen e teatrit, rrjesht, ne te gjitha festivalet e teatreove krahinore, republikane e federative te shtetit te atehereshem. Luajti ne disa drama perkrahe aktoreve te njohur Hadi Shehu, Jahja Shehu, Hysen Binaku, Atifete Kryeziu, te ndjerit Hajrullah Zherka dhe Besa Arllatit, /te cilen siç tregon Nexhmedini; e therriste ne mer te Artistes se Popullit, Margarita Xhepa/. Nga dramat veçojme ate te te madh Sulejman Pitarka "Familja e Peshkatarit". Në turneun artistik te trupes, afer nje muaj, ne veren e vitin 1973 ne Shqiperi, e mbajti gjate ne shtrengim perqafimi, si admirim dhe shprehje kenaqesie, per aktrimin e tij ne rolin e Vehipit te drames se tij, Artisti i Popullit Sulejman Pitarka. Luajti ne filmin televiziv "Familja e Peshkatarit" ne regji te Ekrem Kryeziut para kameres se te famshmit Rudolf Sopi. Ndërsa ajo që e ben te veçant ne jeten e tij ne skenen e teatrit ishte roli i Postjerit te marr ne "Paviloni nr. 6" te Çehovit. me te cilin ne festivaline federativ te tatrove te shtetit Jugosllav rrembeu shperblimin per aktrimin me brilant. Po nga Kulla e Vojvodines ne festivalin e teatrove u shperblye dhe me nje shume te hollash nga ticilat siç kemi degjuar nga intervistat e tija ne mjetet e midumeve te atehereshme ka blerë një fisharmoniken i inspiruar nga shkoku i tij i klases, virtuozi (i ndjere pas vitit 2010) Hysen Radogoshi-vellai i madh i komikut te mirenjohur Sevdai Radogoshi-Qumilit. Mbase ky ishte edhe shkaku qe ai ne vitet e me voneshme iu pervesh edhe muzikes-kenges.
Audio Albume muzikore:
1. Mermeri i Gadimes - Radiotelevizioni Prishtinës (RTP)
2. Jetojnë shqipet n'troje t'veta - Studio"NIMI"-Gjakovë
3. Krismë martine - "Mega Medium"-Prishtinë
4. C'asht kjo krismë mbi Dukagjin - "Juda-Real Studio" N. York
5. M'thirri LIRIJA, viti 2014 studiot: New York dhe Prishtine
Video Albume Muzikore:
1. Nuk të lë pa Abetare - regjisor: I. Qosja, "Mega Medium"- Prishtinë
2. Vaji - regjia: N. Syla, realizimi ne: "One Line studio" Zvicër

Nexhmedini suksesin më të madh e ka arrijtur me filmin artistik të metrazhit të gjatë me titull "ANKTHI" - punë katërvjeçare me mbi 200 statistë e artist, xhiruar nëpër vendet autentike-kufinjve të shteteve perëndimore, ku mbeten edhe shumë njerëz tanë, varret e të cilëve nuk dihen as sot e kesaj dite. Më gjërësisht vizitoni faqen e filmit: ANKTHI. Pas mbylljes se RTP (Radiotelevizionit te Prishtines) ne korrik te 1990, Nexhmedini me orkestren e Isak Bajraktarit i shoqeruar nga kengetarja Ajshe Zuka per dy vjet rrjesht kendoi kudo e me se shumti ne gjirin e ngorhte te familjeve shqiptare ne Maqedoni deri ne Korite e Padalishte, larte mbi Gostivar. Nga maji 1 vitit 1992 aktivizohet me vize qendrimi ne Zvicerr dhe ndihmon ne hapjen dhe perfshirjen e femijeve te mergimtareve tane ne mesimet plotesuese ne gjuhen amtare brenda mesimeve - klaseve zvicerriane. Afer pese vjet ndihmoi zhvillimin e mesimit ne pese lende ne gjuhen shqippe ne shkollat shteterore me femijet e bashkatdhetareve tane ne St. Gallen, Wil, Butschwill, Flawill, Uzwill, Nassau, Gosau e tj. Ne Wil mbajti programin ne gjuhen shqipe per mergimtaret tane me mbi 10 ore ne jave, te premteve me program te nates nga ora 10 e mbremjes. Pas realizimit te filmit artistik Ankthi shkon ne ShBA per te realizuar pjesen e dyte te filmit. Mirepo, pas lekundjeve politike ne Shqiperi (1997)dhe Kosove terheqe familjen nga Prishtina ne maj te vitit 1998 per tu vendosur per me gjate, per te jetuar e vepruar atje. Kjo eshte KULLA e tij ne Shishman-Malesi e Gjakoves, ne te cilen menduan ta digjnin Nexhmedinin bashke me familjen dhe te afermit duke menduar se ende jetonte ne te.

Në vitin 1985, Nexhmedin Syla publikon albumin "Mermeri I Gadimes".

Në vitin 1990, Nexhmedin Syla publikon albumin "Jetojne Shqipet N'troje T'veta".

Në vitin 1992, Nexhmedin Syla publikon albumin "Krisme Martine".

Në vitin 1993, Nexhmedin Syla publikon albumin "Nuk Te Le Pa Abetare".

Në vitin 1994, Nexhmedin Syla publikon albumin "Vaji".

Më datë 7 Prill 2015, Nexhmedin Syla publikon videoklipin "Hajde V'lla Se M'ka Marre Malli!".