>
BIOSHQIP
Biografia
Arian Agushi (Gold AG) eshte nje nga dy anetaret e grupit "Night Rappers". Ai ka kaluar 10 vjet të fëmijërisë në Preshevë, pra në vendlindjen e babait, gjyshit, stërgjyshit e tij. Ka jetuar dhe është rritur si çdo fëmijë tjetër shqiptar i asaj ane. Babai i tij vdiq kur i kishte 6 vjet dhe që atëherë e deri tash jeton me nënën e tij, të cilën e ka gjënë më të shtrenjtë në botë. Arian Agushi i njohur si Gold AG karierën e tij e filloi si 13 vjeqar, ai shkollën fillore e ka filluar në Preshevë, ndërsa në vitin 1997 kur u shpërngul në Prishtinë për të jetuar e vazhdoi këtu nga klasa V në shkollën fillore Hasan Prishtina ku dhe e mbaroi, pastaj u regjistrua në shkollën e mesme elektroteknike. Emri Gold AG është i përbër nga Arian (Gold-eng) + AGushi = Gold AG. Në vitin 2000 e bëri këngën e parë dhe këndoi 6 herë për Preshevën. Gold AG në çdo këngë të tij flet vetëm realitetin. Këngët i regjistron kryesisht në studion e reperit Barooti, Sopi Records. Gold AG solli repin në Preshevë për herë të parë. Në vitin 2009, pak ditë para muajit të shejntë të Ramazanit Ariani u kthye kah Islami, edhe pse në trupin e tij gjenden shumë tatuazhe. Ai thotë se pamja e jashtme nuk ka shumë rëndësi, rëndësinë më të madhe e ka brendësia e zemrës. Gold AG pasi braktisi alkoolin dhe cigaren para 2 vjetësh, është më aktiv dhe nganjëherë kohën e lirë e kalon në fitnes, ndërsa prej sporteve ai preferon më shumë notin. Pas shkollës së mesme, Gold AG vazhdoi studimet për dizajn, por i ndërpreu shpejt.

Në vitin 2003, Night Rappers publikojnë albumin "Pa Koment !!!".
DËRGOI:

KATEGORI: