TEKSTESHQIP
Night Rappers - A Jeta A Vdekja
Night Rappers
A Jeta A Vdekja

Teksti :: Song Lyrics
Fëmiria ime ishte shum e shum e pasur
Nuk e dija çdo të thot që të jesh i varfur.
Lozja në lagje me orar të caktuar
Nuk guxoja as 5 min më shum për tu vonuar.
Ndoshta kishin të drejtë se më kishin vetëm mua
Po mos të isha unë nuk kishin pse për të jetuar.
I kam pas të gjitha edhe paret edhe kerrin
Por më lindi indeja për të keqën e nuk ja dija sherrin.
Çdo dëshirë e imja ka qenë e plotësuar
Ja ktheva familjes shpinën dhe të gjith I kam harruar.
Fillova herën e parë me pi nga një cigare
Më vinte kënaqësi edhe pak si hajgare.
Tani diskoteka është këtu në plan
Kujtoja nganjëher se jam në aeroplan.
Por si duket ja fillova aventurave të mia
Krejt më mungonin por më së shumti shtëpia.
Ref: A Jeta A Droga? (hahahahaha)....

Nga kafeneja në kafene unë natën e kaloja
Fillova me bari dhe të gjitha I harroja.
S’mërzitesha për shtëpi,për punë e as për jetë
Por me mbet pa trodona në vend kisha vdek.
Shumica e shokëve e kuptuan punën time
Po të rrishin me mua do të futeshin në krime.
Ashtu që nga gjithë ata më mbetën vetëm dy
Të parë që në këtë loj më drejtuan mu të hy.
Isha mendjeleht edhe shumë pasanik
Femrat shum më donin se isha edhe simpatik.
Kurse tani largohen nga unë dhe nuk më shikojn me sy
Kurse unë paren e fundit veq për ta e kam kursy.
Por tani jeta ime u drejtua gabimisht
Ja nisa për hajgare por më doli seriozisht.
Trupi mu ka bërë I zi sikur hekur
Më mirë I lutem zotit që të jem I vdekur.
Shumë kam qef si isha jetën ta mbijetoj
Por pa ekstëzin time nuk mundem të jetoj.

Ref: A Jeta A Droga? (hahahahaha)....

Se ajo mua mu ka ngjitur për lëkure
O zot si po mund ti përballoj gjithë kësaj turture.
Vetvrasja tani më duket se është këtu në rend
Se për mua këtu si duket s’ka vend.
Se sa më shumë që të jetoj
Aq më shum do të helmoj
Fillova me bari e me shprica po mbaroj.
Asht e lëkurë tani trupi mu ka bo
Interesant në këtë Prishtinën time nuk po më vjen ma kurgjo.
Nganjëher fshehtas e shikoj shtëpinë time
Në zemër më therrin ato përjetime.
Kur e pash babin në ballkon ulur në karrik
Menjëher pas ikjes sime prindërve I kishte lind një çik.
Nëna pas pak kishte vdekur nga përmallimi për mu
Ky gabim I imi as me vdekje smundet me u pagu.
Kështu që un rini tonë po e këshilloj
Mos lejoni që dikush në krahun tuaj të përfitoj.
Se nëse fillon me Marihuan te Heroina për pak vjen
Edhe njëher të kaluarën reprizë sën e kthen.
Pra në këtë kohë bëhu I zoti I vetvetës
A jeta A droga mos lejo që të hyn në mes të jetës....të jetëssss.....
Komente 0