TEKSTESHQIP
Night Rappers - Prishtina 4 Life
Night Rappers
Prishtina 4 Life

Teksti :: Song Lyrics
Prishtinë qyteti im dikur ishe shum i bukur,
u rrita unë në ty në një kohë shum të lumtur.
nuk harrohen ato momente në prishtinë te fontana,
rrinim gjith së bashku aty pran te ulpiana.
kalonim me femra por ishim shum të ri,
i shkruanim emrat në mur por nuk kishim tradhëti.
kurse në gërmi dilnim për shëtitje,
luanim me shokë dhe kishim femra për zbavitje.
sidomos kur vinte vera, neve na u hapte dera,
ke pas bukuri prishtinë përplot me manaferra.
qikat e asaj kohe nuk e kan ditur tradhëtin,
ku është ajo rini e asja kohe më trego tani prishtinë. (jao)
ka pas njëfar rregulli pothuaj se për çdo send,
sikur që ishte dardania nuk kishte tjetër vend.
kurse pranë kurrizit gjithmonë ne kalonim,
shkonim kah lakrishtja dhe në sante përfundonim.
sikur ta dinim se ajo kohë tani do të na shkonte
gazi dhe hareja edhe më shumë do të jehonte.
aq sa kemi ditur jemi kënaqur pa hidhërim
dhe gjithmonë shoku shokut i kemi gjet nga një shpëtim.
ref:prishtina 4 life gjithmon mbretro
me të mira me të kqija koha po na kalon

Gjenerata e dikurshme këndonin veq për ty,
sidomos adelina veq në ty i ka pas ata sy.
vullnet për jetën çdo her kemi pasur,
edhe pse në çdo 2 hapa në patrolla sërbe kemi hasur.
jemi rrahur prishtinë për ty vetëm se të donim,
me ikur diku larg shumica e shokëve mendonin.
dhe ai mendim i tyre u bë realitet,
e harruan kosovën e ty prishtinë të lan shkret.
kurse ajo ide mua fare nuk më ka hy në kok,
me u nis në perëndim ma mir kisha pas qef vetën me e pa për tok.
shokët e mi spatën faj që ty të lëshuan,
i kërkuan për ushtarë e familjet ja malltretuan.
kurse unë personalisht ushtrinë e kisha kryer,
më shumë atyre të poshtërve skam pasur për ty vyer.
qyteti në tërësi mori pamje tjetër,
nëpër këto rrugë kishtë vetëm polic sërb edhe shkije të vjetër.
në zemër më therrte dashuria për liri,
shprehja e lirë e mendimit dhe ndonjë tjetër përparsi.
dhe ai mendim i imi pas pak është realizuar,
unë i prita shokët por ata krejt më kishin harruar.

ref:Prishtina 4 life gjithmon mbretro
me të mira me të kqija koha po na kalon

Kishte kaluar kohë e gjatë e vitet shumë janë rritur,
kisha pasur dëshirë edhe njëher për ti zbritur.
ta kujtoja kohën në shkollën e mesme e fillore,
kur sdinim për kafene po veq për ëmbëltore.
por rinia e sotit shumë ka ndryshuar,
i harruan dhembjet që prishtina i ka përjetuar.
tash ty prishtinë në tërësi të pushtoi papunësia,
a është e drejtë që të del të kërkon bukë nëna edhe fëmia.
humbi ajo liri e ditëve studentore,
kur veq për dashuri i shkruja dy fletore.
tash spo dihet as cili vend i botës ka ardh ktu i pari,
po bon kush po don, dhe kush është ma cari.
askujt spo i shkon mendja ta kthej atë bukuri,
që për rininë e të ardhmes të ket më shumë lumturi.
prespektiva të jetë e madhe në nivel,
ta mirëmbajë prishtinën dikush duhet të del.
të mbjellim dashuri e ta largojmë urrejtjen,
sepse me keqkuptime e sjellim vetëm vdekjen.
por të jemi krenar si në kohët e shkuara,
të sjellim mirësi për gjenerata të bekuara.
Komente 0