TEKSTESHQIP
Biografia
NIJAZI L. KASTRATI, i lindur më 26.03.1956 në Karaçevë të Epërme të komunes se Kamenices, kreu shkollën fillorë 5 klasëshe në Karaçevë, ndërsa tri klasat e larta të fillores në Muhoc të Bujanocit. Gjimnazin në Kamenicë. Fakultetin Filozofik, degën për letërsi dhe gjuhë shqipe në Univerzitetin e Prishtinës.
Punën e fillon si arsimtar i gjuhës shqipe në shkollën fillore “Metush Krsnisiqi”
( atëherë “1 Maji ”) në Rogaçicë, paralelja e ndarë në Karaçevë, në vitin shkollor 1977/78 dhe 1979/80, prej nga edhe shkon në shërbimin ushtarak.
Nga tetori i vitit 1982 ka punur në shkollën fillore në Ropotovë.
Nga shtatori i vitit 1990 e deri ne shtator të vitit 1993 punon si profesor i gjuhës shqipe në gjimnazin “Ismail Qemali” në Kamenicë. Nga shtatori i vitit 1993 e deri ne gusht të vitit 1995, professor i gjuhës shqipe në Shkollen e Mesme Teknike
“Andrea Durrsaku” në Kamenicë.
Në gusht të vitit 1995 emrohet drejtor në shkollën fillor “Avni Rrustemi” në Karaçevë, detyrë të cilën e kryen deri në shtator të vitit 2009
Nga shtatori i vitit 2009 e deri në shtator të vitit 2011 e kryer detyrën e lektorit në Kuvendin Komunal në Kamenicë. Nga shtatori i po këtij viti rikthehet përsëri ne gjimnaz si professor i gjuhës shqipe, detyrë të cilën e kryen deri në nëntor të vitit 20012, kur edhe emrohem drejtor i Konviktit të nxënësve “Gjon Serreqi” në Kamenicë, detyrë të cilën e kryen deri në pensionim, me 26 mars 2021.
Me shkrime ka filluar te merrem si student, ndërsa se voni filloi te botoi shkrimet e tij. Deri tash ka botuar keto permbledhje me poezi dhe tregime për fëmije:

• “Zogu dhe çupa” - poezi
• “Beni dhe Oriku” -poezi
• “Hana e Ylberi” - poezi
• “Letër gjyshes” - poezi
• “Ketrushi pa dhëmbë” - poezi
• “Macja ministreshë” - poezi
• “Një kafaz me pullaz”- poezi
• Udhëtimi në rrugën e lirisë
• “Treni kryeneq” - poezi
• “Maçoku ne kozmos” – tregime për fëmijë
• Ënërra ne shtegun e lirise
• “Shkronja xixëllonja” – poezi
• “Harabeli i blendit”-tregime
• “Nektar Dashurie”-poezi
• Karaçeva e Eperme-monografi

• Ështe anëtar i Lidhjes së Shkrimtareve të Kosovës
• Anëtarë i Shoqatës së Shkrimtarëve “ Feniks” Preshevë
• Anëtar i klubit letrar “Nositi”- Dardane, si dhe i disa klube tjera letrare.
• Bashkëpunëtor në shume gazeta e revista si dhe portale të ndryshme.

Jeton në Gjilan-Kosovë.
Komente 0