>
BIOSHQIP
Biografia
Niki Zaimi është fitues i disa çmimeve EPTA në piano dhe tre vite rradhazi finalist dhe fitues në kategorinë Instrument dhe “Grupi më i mirë” në Tirana Art Fest 6 dhe 7. Në vitin 2021 ai ka qenë pjesëmarrës në rubrikën “Mam, po ti!?”, në programin “E Diela Shqiptare”- Tv Klan. Aktualisht ka publikuar këngë origjinale dhe disa covera të ndryshëm në profilet e tij në rrjetet sociale.

Më datë 3 Qershor 2022, Niki Zaimi publikon videoklipin "Me Fal". Muzikën dhe orkestrimin e këngës e punoi Gent Myftaraj, ndërsa tekstin e shkroi Pandi Laço.

Në Shtator 2022, Niki Zaimi merr pjesë në Kënga Magjike 2022 me këngën "Ishe Ti".

Në Dhjetor 2023, Niki Zaimi merr pjesë në X Factor Albania 5.