TEKSTESHQIP
Biografia
Nikolin Gurakuqi është i njohur si regjisori i Teatrit të Operas dhe Baletit.

Por Gurakuqi tani është bërë edhe shkrimtar. Dëshira e tij për të shkruar erdhi pas ndarjes nga jeta të djalit të tij, Marsid në moshën 26-vjeçare.

"Jam natyrë pasionate dhe energjike. Kisha dy rrugë pas humbjes. Ose të zhytesha në mjerimin tim të brendshëm, ta pranoja humbjen duke mos e pranuar. Ta pranosh humbjen duke mos e pranuar do të thotë ti nënshtrohesh vuajtjes. Unë nuk e pranova këtë gjë. Thashë do dal nga kjo situatë duke shkruar, duke bërë vepra për të ikurin.

Që nga ai moment shpëtova nga ajo gjendje. Energjia e shkrimit është e pashtershme,"-tha ai.

Marsid u nda nga jeta pikërisht 7 vite më parë, më 19 mars 2012 dhe në bibliotekën e tij la të fshehur një bllok me poezi.
Komente 1