
Nikollë Nikprelaj
Kryengritjes Se Malsis
Kryengritjes Se Malsis
Teksti :: Song Lyrics
Hej, ç'asht ky trim, o ky trim bir trimi
Shqiponjë e malit nga Traboini
Kërrset topi, turren taborret
O gjoksin haptë, po i msyjnë llogoret
S'ma dron turkun o kurrë, o fije
Hej, Dedë Gjon Luli, o burrë i Malësi je
Hej, kur në kambë o çohen viganat
Dridhen krajlat e sulltanat
N'ballë të kryengritjes, rrfeja e motit
O plaç, po i thonë, o flakës barotit
Topi i turkut kryet e uli
Hej, jo, nuk vritet o Dedë Gjon Luli!
Hej, o Malësi e Madhe, shtatë vigane
Me shtatë male e shtatë vullkane
Shtatë herë digjesh e shkrumohesh o
Shtatë herë bie more dete herë çohesh
Për lirinë o e amanetin
O me shtatë ballë, hej, e çon tërmetin!
Hej, kanë rrokë pushkët, more spata e kmesa
Me dhanë jetën, o besa, besa!
Gjokse e male bashkë i lidhë
Pesëqind vjet me pushkë i dridhë
N'krye të luftës, si dikur motit
Ou, si në Krujë, o Gjergj Kastrioti!
N’krye të luftës ishe i pari
Hej, si n’Drenicë o Adem Jashari o, hej
Shqiponjë e malit nga Traboini
Kërrset topi, turren taborret
O gjoksin haptë, po i msyjnë llogoret
S'ma dron turkun o kurrë, o fije
Hej, Dedë Gjon Luli, o burrë i Malësi je
Hej, kur në kambë o çohen viganat
Dridhen krajlat e sulltanat
N'ballë të kryengritjes, rrfeja e motit
O plaç, po i thonë, o flakës barotit
Topi i turkut kryet e uli
Hej, jo, nuk vritet o Dedë Gjon Luli!
Hej, o Malësi e Madhe, shtatë vigane
Me shtatë male e shtatë vullkane
Shtatë herë digjesh e shkrumohesh o
Shtatë herë bie more dete herë çohesh
Për lirinë o e amanetin
O me shtatë ballë, hej, e çon tërmetin!
Hej, kanë rrokë pushkët, more spata e kmesa
Me dhanë jetën, o besa, besa!
Gjokse e male bashkë i lidhë
Pesëqind vjet me pushkë i dridhë
N'krye të luftës, si dikur motit
Ou, si në Krujë, o Gjergj Kastrioti!
N’krye të luftës ishe i pari
Hej, si n’Drenicë o Adem Jashari o, hej
Kontribuan:
- Publikimi: 01/09/2012
- Ora: 18:06
- Korrigjo tekstin
- Përkthe tekstin
- Dërgo akordet
- Shtoje në playlist
- Artist kryesor:
Komente 0