TEKSTESHQIP
Biografia
Nikollë Nikprelaj është këngëtar i njohur nga Trieshi i Malësisë së Madhe. Nikolla gjithmonë ka pasur pasion për këngën, ai filloi të këndoi si profesionist në vitet e vonshme të rinisë. Nikolla poashtu ishte udhëheqës i SHKA “Besa” nga Trieshi. Kjo shoqatë ka fituar shumë herë vendin e parë nëpër koncerte dhe festivale në Mal të Zi, Kosovë dhe Shqipëri. Nikolla është gjithashtu i njohur si polinstrumentist; luan në instrumente si: lahutë, çifteli, fyell, bilbil, kavall, etj. Gjatë viteve të luftës në Kosovë, ai krijoi një album për të përkrahur popullin e Kosovës në luftën kundër Serbisë. Albumi ishte "Çlirimtarët Kokë Për Tokë" dhe u realizua në vitin 1999. Ky album ishte hit i madh në mesin e popullit të Kosovës dhe si rezultat, Nikolla u bë shumë i njohur në viset shqiptare, për zërin e tij të
shkëlqyeshëm dhe për këngët me ndjenja patriotike dedikuar popullit shqiptarë.
Gjatë karierës së tij, ai bëri edhe duete me këngëtar/e shqiptar/e si: Ilir Shaqiri, Shkurte Fejza, Lirie Dedvukaj, Lekë Dedvukaj, Mahmut Ferati, Malësori, dhe shumë e shumë të tjerë. Nikollë Nikprelaj, poashtu ka marrë pjesë në koncerte në New York, Michigan, Malësi, Kosovë, Shqipëri dhe Gjermani. Sot, ai jeton me bashkëshorten dhe dy djemtë e tij, Albinin dhe Arbenin, në Tuz të Malësisë, që gjindet në jug të Podgoricës, kryeqytetit të Malit të Zi. Përveç albumeve të suksesshme, Nikolla gjithashtu ka realizuar edhe shumë hite solo; këtu përfshien disa nga hitet, siç janë: "Oj Kosovë e kuqe", "Nuk Kem Tjetër Veç Një Nanë", "Oj lulja e Malësisë", "Pse jem Toskë e pse jem Gegë", "Nuk jetoj n'tjetër fole", "A durohet shkjau n'oborr", "Dedë Gjo' Luli", "Moj Kosovë t'u njeft e mira", etj. Nikolla shpesh herë e ka thënë se dy këngë të tij të cilat i veçon dhe thotë se janë “letërnjoftimi” i tij janë: “Jem ilira, jem Teuta” dhe “Oj lulja e Malësisë”.

Kontribuan:
KOHËSHTRIRJA
▸ {{ evt.subtypes.replace(/\|/g,'  ▸ ') }}
{{ evt.descrip }}
📆  {{ evt.fancy_date }}