TEKSTESHQIP
Nisret Krasniqi - Takimi Me Zotin
Nisret Krasniqi
Takimi Me Zotin

Për një përshtatje sa më të mirë, materiali muzikor ka ardhur tek audienca e gjerë i punuar mjaft mirë me videoklip muzikor, video produksioni i të cilit u përgatit nga Selcuk Sahin. Videoklipi u publikua më 15 Dhjetor 2020. Kënga vjen me vargje nga Kreshnik Avdiu, ndërsa arranzhimin e krijoi Eng. Amr Akkad.
Teksti :: Song Lyrics
Falënderit thash
Sa i qela sytë
Që më dhé Zot jetë
Edhe për këtë ditë

Ti je i Gjallë e i Përhershëm
Asnjëherë nuk vdes
Takimin me Ty
O Zot po e pres

Ti je i Gjallë e i Përhershëm
Asnjëherë nuk vdes
Takimin me Ty
Çdo ditë po e pres

Gjithçka unë kërkoj
Është veç Ty me t’pa
Me pa nurin tan ditën e Xhuma

Ty t’përmend zemra
Edhe kur goja s’flet
Më dërgo o Zot
Pa azab n’Xhenet

Ente Es-Selam we minke Es-Selam
Tebarekte ja Dhel Xheláli vel Ikram

Pres me m’dhan selam
E me fol me mu
Me m’than që m’ke fal
Saher kam gabu

Ty t’beson zemra
Edhe pse s’të ka pa
Në Xhenetin tan Zot
Një vend me m’a ba

Ente Es-Selam we minke Es-Selam
Tebarekte ja Dhel Xheláli vel Ikram

VIDEOKLIPE

Komente 0