>
BIOSHQIP
Biografia
Ajo eshte nje interpretuese shume e mire e muzikes live. Ajo ka perfunduar gjimnazin "Sami Frasheri" ne Prishtinë. Eshte pjese e nje bendi muzikor me te cilin performon live. I pelqen shume aktrimi. Per momentin ajo vazhdon studimet ne Universitetin e Prishtines, ne Fakultetin Fiziologjik.

Në vitin 2009, Nita Latifi ishte finaliste në Star Academy Albania 4.

Në Maj 2012, Nita Latifi merr pjesë në Top Fest 9 me këngën "Merre Ose Leje", ku pati mjaft sukses pasi qe fillimisht ajo u kualifikua per ne gjysemfinalen e ketij festivali per te kenduar live ne naten e 2-të e me pas per tu kualifikuar per ne finale. Performoi e para nder 18 finalistet e nates finale dhe arriti te rrembeje çmimin "Best Rock Alternative".

Në Maj 2014, Nita Latifi merr pjesë në Top Fest 11 me këngën "Histori".

Më datë 18 Korrik 2015, Nita Latifi publikon videoklipin "S'du", në bashkëpunim me Timi Novoberda. Muzika e këngës u punua nga Shkumbin Nebihu, teksti u shkrua nga Timi Novoberda (Tim). Videoklipi u prodhua nga Bug Production.

Më datë 1 Korrik 2017, 2po2 publikon videoklipin "Yll", në bashkëpunim me Nita Latifi. Muzika e këngës u punua nga Mixey, Nita Latifi, teksti u shkrua nga vetë 2po2, ndërsa për orkestrimin u kujdes Mixey. Videoklipi u prodhua nga Imagine Films.

Më datë 15 Dhjetor 2017, Nita Latifi publikon videoklipin "Vet". Për orkestrimin u kujdes Mixey. Videoklipi u prodhua nga Imagine Films.

Nita Latifi ka njoftuar se do publikojë së shpejti videoklipin "Tequila". Videoklipi u prodhua nga kompania Imagine Films.

Më datë 30 Nëntor 2018, Nita Latifi publikon videoklipin "Tequila" dhe është kujdesur vetë për muzikën dhe tekstin e këngës. Muzika e këngës u punua gjithashtu edhe nga Art Lokaj, ndërsa për orkestrimin u kujdes Florent Boshnjaku. Videoklipi u prodhua nga kompania Imagine Films.

Më datë 24 Shkurt 2019, Nita Latifi publikon videoklipin "A Jena". Orkestrimi i këngës u punua nga Avaxus. Videoklipi u prodhua nga kompania Imagine Films.

Më datë 4 Korrik 2019, Nita Latifi publikon videoklipin "Juliana". Ky projekt ritmik vjen i realizuar edhe me videoklip, gjersa është i realizuar në Prishtinë. Për tekstin e këngës është kujdesur vet Nita, kurse për miksimin dhe masterizimin Lorenc Alijaj. Ana vizuale i është besuar produksionit Imagine Films. Këngëtarja shquhet për stilin e saj, e cila edhe këtë herë është përkujdesur që të duket sa më e veçantë.

Më datë 20 Qershor 2020, Nita Latifi publikon videoklipin "Majëm". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Nita Latifi. Videoklipi u prodhua nga kompania Imagine Films.

Më datë 24 Shkurt 2019, Nita Latifi publikon videoklipin "A Jena". Muzika e këngës u punua nga RZON. Videoklipi u prodhua nga kompania Imagine Films. Me këtë këngë, Nita Latifi merr pjesë në Netët E Klipit Shqiptar 21 në vitin 2021.

Më datë 27 Maj 2023, Nita Latifi publikon videoklipin "2 Gota". Kënga vjen e realizuar në bashkëpunim, ku Bardhi Idrizi & Nita Latifi kanë realizuar bashkë muzikën dhe tekstin e kësaj kënge, ndërsa arranzhimi u krye nga Çelik Lipa.

Në Tetor 2023, Nita Latifi merr pjesë në Festivali i Këngës Në RTK 2023 me këngën "Marrëzi".
DËRGOI: