TEKSTESHQIP
Biografia
Denny Njeto, emri i vërtetë i të cilit është Denis Hyseni, është i gjate 1.83 dhe ka lindur në Tiranë në vitin 1982. Në fakt nuk është një artistë i ri në muzikën shqiptare pasi ka kohë që ka nisur të këndojë. Reperi ka zgjedhur si emër arti Denny Njeto, pasi një person i zemrës e quante nipce dhe ai vendosi ta përshtasë në latinisht, duke qënë se i pëlqen ajo muzikë. Hapat e parë në fushën e artit për Denisin ka qënë kërcimi “BreakDance” rreth vitit 1998 po në atë vit ai nisi gjithashtu të shkruante tekste që i përshtateshin muzikës “rap”. Në vitin 1999 Denny së bashku me koreografin e njohur Tan Brama dhe disa djem të tjerë themeluan grupin Breaking Feet. “Top Fest 1” ka qënë debutimi i parë muzikor i Denny Njeto së bashku me Tan Brama me këngën “Bulevard”. Denny vijoi më tej në “Top Fest 5” në 2008-ën dhe “Top Fest 11” në 2014-të.
Këngë të tjera të Denny Njeto, të cilat përfshijnë edhe bashkëpunime janë “La Bonita” me Stine dhe Big Daddy në 2017-të. “Kush Man” në vitin 2018-të, “Lozonjare” në 2019-ën, “Puta Mala”! Ne vitin 2018 lancuan Albumin "DOPTON" ne bashkpunim me producenti J JAM ku numurohen 22 kenge te cilat jan ne youtube.Ne vitin 2020 bashke me shokun e tije TIRONCIN formuan grupin BATAKLAN TIRONA kur realizuan albumin e tyre te pare me titullin "SA ANEJ KNEJ", 10 kenge te cilat 7 jan me video klipe. Ne vitin 2024 realizoj kengen "PERHUMBESH" ne bashkpunim me J JAM, si dhe kengen e shoqeruar me videoclip "ANNA" Ne vitin 2025 realizoj kengen "CHAMPIONS" ne bashkpunim me J JAM, dhe kengen "64 BARZ" ( Freestyle) e cila esht pjese e Albumit te tije solo qe po punon. Nderkohe po punojn dhe per Albumin e 2 se bashku me TIRONCIN qe pritet te dale ne viti 2026.

Kontribuan:
DENNY NJETO