TEKSTESHQIP
Biografia
Njomza Vitia është nga Prishtina, por është transferuar në Chicago bashkë me familjen e saj. Si shumë talente në muzikë, Njomza bëri hapat e saj të para drejt suksesit në kanalin e saj Youtube, që sot numëron me miliona klikime. E pati fatin të angazhohet në zanatin që aq shumë e do dhe këtë mundësi, vajzës nga Kosova ja ka ofruar tregu amerikan. Për të treguar talentin e saj në muzikë, ajo është duke punuar fuqishëm me producentë të njohur, në mënyrë që zëri i saj të tingëllojë bukur në veshin e secilit artdashës. Ndonëse Kosova mbetet një vend që ajo dëshiron të depërtojë përmes muzikës së saj, Vitia hë për hë pretendon suksesin në Amerikë. Ajo është një tjetër yll shqiptar në ngritje dhe kohën më të madhe po e kalon në studion muzikore. Karshi krijimeve për këngë të reja, Njomza ka treguar se në planet e saj aktuale është edhe incizimi i shumë videoklipeve për tregun amerikan. Pas këngëve COVER nga Rihanna, Beatles, Kid Cudi, Drake etj, Njomza shkruan dhe lançon 2 këngët e para si projekte SINGLE. Por le të vendosim në rendin kronologjik sukseset e saj:

Në Tetor 2011, del kënga e saj e parë me titull "Nightmare".

Në Prill 2012, publikohet në ditën e 18-vjetorit të Njomzës balada HIT "Ridin' Solo". Zëri i saj është perfekt për muzikën kontemporane dhe nuk vonuan kërkesat për bashkëpunime me këngëtarë si Banks, Rendezvous dhe së fundmi me G-Scott në këngën "Fool's Gold".

Me 20 prill 2013 publikohet videoklipi i parë "High".

Në vitin 2013, Njomza Vitia publikon albumin e saj të parë "Gold Lion (Mixtape)", i vlerësuar shumë nga kritiket. Lancimi i albumit bëhet në ditën e 19-vjetorit të saj dhe ka bashkëpunime me këngëtare dhe producentë të njohur si Mac Miller, Michael Anthony, Elschmitty, THEMpeople dhe Christo.