>
BIOSHQIP
Biografia
Nokë Ndue Sinishtaj është shqiptar nga Mali i Zi, poet, përkthyes dhe ish prift katolik. Nokë (Ndue) Sinishtaj ka lindur në fshatin Kshevë të Grudës, pjesa e Malësisë së Madhe që i takon Malit të Zi, rreth 7km në largësi të qytezës së Tuzit. Pseudonimin Nokë, e merr nga prindërit e tij, një pseudonim që në fakt në zonë të Malësisë së Tuzit është emër pasi emri Ndue në këto anë njihet si Nua apo Nokë. Ka studiuar teologjinë, letersinë dhe filozofinë në Rijekë, Firencë, Friburg. Ai është një poliglot i shquar i cili përveç gjuhës shqipe, flet gjuhën Serbe, Kroate, Latine, Gjermane dhe italiane. Sinishtaj është i njohur si lobues i gegnishtes,shumica e vëllimeve të tij poetike janë të shkruara në dialektin gegë.

Veprat:

“Mogilat e Kshevës” (1976)
“Te varret e Kshevës”, poem (1976)
“Syri i ngujuar”, poem (1998)
“Në vend të epitafit”, poem (2002)
"I vetmuar, në kopshtin tim, qaj për të afërmit e mi",(2002)
“Spirale”, poem (2003)
“Rekuiem për fshatin tim”, poem (2005)
“Tetë letra të Martin Camaj”, (2000)
“Nga sergjeni i harruar”, poem (2007)
“Rrefimet e një prifti të rebeluar”, publicist (2000)
”Kupa e thyer e heshtjes”,poem (2010)
“Nën arkada të universit”,poem (2013)

Në kroatisht :

“More mira u nemiru”, poem (1974)
“Nerastoceni mir”, poem (1974)
"Dubrovnik", poem (1974)
"Apokalipsa Paska s Prokletia", novel (1977)

Në italisht

"Rimani amica", poem(1977)

Në gjermanisht:

"Eingewickelt in sein Schweisstuch", poem (1994)